Saki: Raul nuk preket
06/06/2005 Drejtori sportiv i Real Madridit, Arrigo Saki, ka deklaruar se skuadra e Liverpulit nuk ka bërë asnjë kërkesë për Raulin. Kanë qenë pikërisht mediat vendase dhe sidomos ato angleze që kishin bërë të diskutuar për një kalim të mundshëm të kampitenit të “galaktikëve” drejt Liverpulit. Pavarsisht, se skuadra e Rafael Benitezit ka fituar Ligën e Kampioneve, pritet që trajneri të kërkojë përforcime të mëtejshme dhe pas një sezoni shumë të vështirë, që pas ardhjes së Ouenit në skuadër, Raul duket se preferon të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Gjithësesi, për drejtorin sportiv largimi i tij do të ishte një rrezik për skuadrën, prandaj ka theksuar se sulmuesi do të vazhdojë të qëndrojë në kryqyetin e Spanjës. “Raul ka një kontratë me Real Madridin dhe ne nuk kemi marrë asnjë ofertë prej tyre”- ka deklaruar Saki.