Dritëhijet e Bankës Botërore, një histori skandalesh dhe hetimi të munguar
Hetimi “gjysmak” i fondit për kanalizimet dhe ndërhyrja për “Rrëshen-Kalimash”. Banka Botërore shpesh është përdorur nga politika si mburojë e historive të dyshimta
Habjon Hasani
Tiranë - Projektet e Bankës Botërore nuk kanë qenë kurrë objekt i punës së Prokurorisë shqiptare. Megjithatë, ky fakt nuk ka penguar median që herë pas here, në harkun e 10 viteve të fundit, të ngrejë pikëpyetje lidhur me disa projekte miliardere që kjo Bankë i ka zhvilluar në bashkëpunim me qeveritë shqiptare. Shumë ish-zyrtarë të ministrive kanë pohuar “nën zë” para gazetarëve se shumë projekte të iniciuara dhe të financuara nga Banka Botërore në Shqipëri kanë pikëpyetje të mëdha. Megjithatë, deri këtu ka mundur të shkojë filli i gjithçkaje. Ndjeshmëria ndaj fatit të këtyre projekteve u bë më e prekshme rreth katër vite më parë, në vitin 2005, kur vetë filiali i Bankës Botërore në Tiranë, nëpërmjet një zyre të tij, penalizoi disa firma shqiptare që kjo Bankë i kishte pajtuar për një projekt prej 140 milionë dollarësh për kanalizimet në bujqësi. Megjithëse realizimi i këtij projekti linte shumë për të dëshiruar, në fund të historisë u penalizuan vetëm disa kontraktorë privatë, por asnjë zyrtar i BB-së apo i zyrave qeveritare shqiptare, që si rregull mbanin përgjegjësi për mbarëvajtjen e projektit.
Hetimi
Ky është rasti i parë ku BB-ja vendosi sanksione të rrepta kundër firmave shqiptare dhe dënoi në mënyrë të hapur korrupsionin dhe mashtrimin nëpërmjet tenderave. Banka Botërore lajmëroi asokohe për përjashtimin e pesë individëve dhe 6 firmave për bashkëpunim në praktikat e ofertave që kanë pasur në lidhje me projektin e financuar nga Banka Botërore për rehabilitimin e sektorit të ujësjellësve në Shqipëri. “Këto firma dhe individë do të jenë të padëshirueshëm për të marrë pjesë në çdo lloj projekti të financuar nga Banka Botërore për periudhat e përjashtimit me të cilat janë dënuar dhe që variojnë deri në pesë vjet”, - ka bërë të ditur, në një deklaratë për shtyp, Banka Botërore. Sipas kësaj deklarate, kompanitë e përjashtuara dhe drejtuesit e tyre respektivë u dënuan për një mungesë serioze në bashkëpunim me BB-në dhe rregullat për prokurimet që ka kjo bankë. "Kompanitë e gjetura për bashkëpunim kanë pranuar me njëri-tjetrin të nënshkruajnë oferta me përmbajtje artificiale dhe jo konkurruese mbi çmimet", - ka arritur në konkluzionin e vet Komiteti i Sanksioneve.
Kalimash
Një tjetër rast i bujshëm, ku u vu seriozisht në dyshim roli i kësaj Banke, lidhej me “sugjerimet” që kjo bankë kishte dhënë për përzgjedhjen e firmës “kompanisë konsulente “Ecorys” për ndërtimin e aksit super të kushtueshëm Rrëshen-Kalimash. Gjatë gjithë kohës, ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, u mbrojt nga akuzat e Prokurorisë duke u shprehur se këto firma kishin “bekimin” e Bankës Botërore. Kjo gjë e detyroi Bankën të mohonte pretendimet e ministrit, megjithatë ish-ministri i Punëve Publike, Lulzim Basha, hodhi poshtë pretendimet e Bankës Botërore, sipas së cilës nuk ka dhënë asnjë rekomandim lidhur me kompaninë konsulente për kontraktimin e shoqërisë “Bechtel&Enka”. Madje, Basha, gjatë një interviste në një televizion mediatik, nën cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, shkoi deri aty sa akuzoi përfaqësuesen e Bankës Botërore për shpifje pasi, sipas tij, “ishte ky institucion ndërkombëtar që kishte propozuar kontraktimin pa tender të shoqërisë konsulente “Ecorys Group”.
Hetimi kaloi në sitë të gjithë drejtuesit e BB-së në Tiranë
Nëse hetimi i kryer nga Paneli i Inspektimit të Bankës Botërore do të aprovohet nga Bordi i Drejtuesve në SHBA, atëherë pjesa më e madhe e kupolës drejtuese të BB-së në Tiranë në vitin 2007 do të përballet me penalitete sipas rregullores së vetë BB-së. Nisur nga hetimi, inspektorët kanë konstatuar se, “këto tolerime nuk mund të kryheshin jashtë dijenisë së drejtuesve të BB-së në Tiranë” e për pasojë duket se edhe drejtuesit e BB-së në Tiranë do të bëhen pre e shpërdorimit të detyrës që bënë vartësit e tyre në BB-në e Tiranës. Deri tani janë ravijëzuar publikisht dy emra në nivel të mesëm të BB-së në Tiranë. Gjithsesi, drejtuesit e BB-së në Tiranë, duke pranuar gabimet e degës së tyre, kanë siguruar se nuk do të shprehen pa përfunduar procedurat hetimore. “Banka Botërore nuk mund të komentojë me tej, derisa Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të mblidhet dhe të diskutojë raportin si dhe përgjigjen e grupit të menaxherëve. Takimi i Bordit parashikohet të mbahet në mes të muajit shkurt dhe, pas këtij takimi, raporti i përgatitur nga Paneli i Inspektimit dhe raporti i Grupit të Menaxherëve do të bëhen publikë në shqip dhe në anglisht. Megjithatë, për momentin, mund të themi se janë bërë gabime në projekt dhe se po merren aktivisht në konsideratë mënyrat e trajtimit të dëmit të mundshëm të atyre që janë prekur. Banka Botërore shqetësohet për gabimet e bëra në kuadër të këtij projekti nga Grupi i Menaxherëve të Bankës Botërore dhe stafi. Në përputhje me procedurat e brendshme, Banka është duke shqyrtuar veprimet e stafit të vet dhe nëse do të jetë e nevojshme do të marrë masat e duhura”, - u shprehën ata dy ditë më parë në një deklaratë për mediat.
5 Shkurt 2009