Dritëhijet e planit të fundit për Kosovën
22/04/2005 Komisioni ndërkombëtar për Ballkanin para disa ditësh proklamoi raportin e tij “E ardhnja evropine e Ballkanit”, në qendër të të cilit ishte Kosova. Megjithë kritikat e forta për disa çështje akoma të pazgjidhura në Kosovë, si ato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, sigurisë dhe rendit etj., ajo që ka më shumë rëndësi në këtë mes është fakti se faktori ndërkombëtar duket i bindur në faktin se Kosova sa më shpejt duhet ta ketë një status dhe se moszgjidhja e këtij problemi është pengesa kryesore për zhvillimin e vendit. Në këto kushte, i gjithë problemi është se çfarë do të jetë ky status dhe sa kohë do të zgjasë finalizimi i plotë i tij. Të gjitha diskutimet që po bëhen sot rreth statusit të Kosovës, sillen rreth kërkesës së patolerueshme të shqiptarëve për pavarësi dhe sovranitet të plotë dhe kërkesës po të patolerueshme të serbëve për mos-shkëputje të Kosovës nga Serbia, pra, siç thonë ata, për mosndryshim të kufijve. Por, ndërsa shqiptarët tashmë e kanë fiksuar variantin e vetëm, që është pavarësia, serbët akoma nuk janë të qartë se çfarë statusi duhet saktësisht të ketë Kosova. Deri tani, serbët janë shprehur në mënyrë ekuivoke se janë për një variant që do të ishte më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi për Kosovën, por se çfarë është saktësisht ky variant, ata nuk janë në gjendje ta thonë. Në fakt, ekziston edhe një projekt serb, sipas të cilit Kosova mund të ndahet, me kusht që përveç veriut të Kosovës edhe pjesa serbe e Bosnjës t’i bashkëngjitet Serbisë, gjë që sigurisht do të çonte drejt një rikonfiguracioni të ri të Ballkanit.
Faktori ndërkombëtar, deri më tani, ka përjashtuar dy gjëra: ndarjen e Kosovës dhe kthimin e saj në gjendjen e para vitit 1999. Në këto kushte e gjithë çështja reduktohet në faktin nëse do të jetë Kosova një shtet i pavarur dhe sovran, apo jo dhe nëse po, si do të arrihet kjo gjë? Ajo çka bie më shumë në sy, në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, është fakti se ai mendon që pavarësia e Kosovës është e kushtëzuar nga Beogradi, dmth., që pavarësia nuk mund të arrihet pa dëshirën e Beogradit. Dhe kjo sipas raportit për dy arsye: së pari, një pavarësi pa dëshirën e Beogradit nuk do të pranohej nga Kina dhe Rusia, të cilët janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe që e kundërshtojnë variantin e pavarësisë së Kosovës dhe së dyti, në rast të njohjes së pavarësisë së Kosovës përkundrejt dëshirës së serbëve, mund të kishte trazira në pjesë të tjera të Ballkanit, si në Maqedoni, Mal të Zi, apo Bosnje. Pra, sipas këtij raporti, e gjithë punë qenka që faktori ndërkombëtar të bindë patjetër serbët që të pranojnë pavarësinë e Kosovës, gjë që duket e pamundur të ndodhë. Me këtë që po parashikojnë ndërkombëtarët, po tregojnë që ose nuk e njohin mirë mentalitetin e serbëve, i cili është shumë larg në raport më atë çka parashikojnë ato, ose kërkojnë të luajnë lojën e litarit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, duke e tërhequr atë herë nga njëra anë dhe herë nga tjetër në varësi të situatës.
Sipas një plani të hartuar nga ndërkombëtarët, Kosova institucionalisht do të kalojë në 4 faza dhe do të jetë e pavarur dhe sovrane, vetëm kur të ketë përfunduar anëtarësimi i saj dhe i Serbisë njëkohësisht, me të drejta të plota në BE, pra, sipas tyre, serbët do ta pranonin pavarësinë e Kosovës në këmbim të integrimit të tyre në BE. Po ta gjykosh në aspektin teorik, një ide e tillë duket shumë e mirë, por që praktikisht do të jetë e pamundur për t’u realizuar. Serbët nuk do ta pranonin pavarësinë e Kosovës në asnjë rast, pra as në këmbim të integrimit të tyre të shpejtë në Evropë. Madje, në një proces të tillë integrues, Serbia do të ndjehej më e përforcuar në aleancat e saj dhe më kundërshtuese. Sot për sot nuk ekziston asnjë garanci, që BE-ja do të jetë e aftë të pajtojë plotësisht palët në konflikt, në lidhje me çështjen e statusit përfundimtar. Kanë kaluar 6 vjet nga mbarimi i luftës dhe te serbët nuk duket asnjë shenjë evoluimi në lidhje me çështjen e statusit, pavarësisht nga zhvillimet. Duket se do të kalojnë edhe 16 vjet të tjera dhe serbët nuk kanë për të ndryshuar as mentalitetin dhe as qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, se sa do të jetë efikas ky plan, do të shikohet që në përpjekjen për aplikimin e dy fazave të para të tij, të cilat nënkuptojnë ndarjen de facto të Kosovës nga Serbia në formën e një pavarësie pa të drejtë sovraniteti dhe kalimin e saj nga mbikëqyrja e OKB-së nën mbikëqyrjen e BE-së, gjë që parashikohet të ndodhë brenda vitit 2006. Nga efikasiteti i zbatimit të planit në këto faza, do të varet edhe procesi në vazhdim i dy fazave të tjera që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës në BE-në si shtet sovran dhe paralelisht me të edhe integrimi i Serbisë. Por, nuk jam shumë optimist se reagimi i serbëve dhe mbështetësve të tyre do të jetë ai që parashikohet apo që pritet nga evropianët. Vetëm para pak ditësh, shefi i diplomacisë së shtetit SMZ, Vuk Drashkoviç, deklaroi në Athinë se “kufijtë e Serbisë me Shqipërinë as nuk duhet të ndryshojnë dhe as të marrin emër tjetër”. Thënie më të qartë dhe më diplomatike se kjo nuk mund të gjendet për të kuptuar atë se çka mund të pranojnë serbët.
Sidoqoftë, plani në fjalë për Kosovën, as nuk duhet injoruar dhe as nuk duhet mbivlerësuar. Pyetjet që shtrohen në këtë rast kanë të bëjnë me faktin nëse do ta pranojnë në afatgjatë serbët këtë proces, apo do të punojnë për të kundërtën, siç edhe po bëjnë tani? Do të jetë në gjendje Evropa t’ju imponojë serbëve pavarësinë e Kosovës në këmbim të integrimit të tyre në BE apo jo? Do të jetë në të mirë të rajonit të Ballkanit kjo skemë, e cila do të zgjasë të paktën 10-15 vjet, apo do të duhet një skemë tjetër më e shpejtë dhe më efikase? Pas kalimit të Kosovës nën administrim të BE-së çfarë roli do të kenë SHBA-të në këtë pjesë të rajonit?
Përgjigjja e këtyre pyetjeve do të përbëjë sfidën më të madhe për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në tërësi. Faktori ndërkombëtar do ta tërheqë litarin në varësi të koniunkturave si brenda ashtu dhe jashtë Kosovës. Sidoqoftë shqiptarët duhet të kërkojnë një gjë, që pozicioni politik i Kosovës në raport më Serbinë të jetë i përcaktuar që në fazën e parë të planit, jo në mënyrë ekuivoke siç dinë evropianët të bëjnë shpesh, por në mënyrë të qartë. Ndryshe ajo do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë të mbetet as mish dhe as peshk dhe procesi do të interpretohet në mënyra të ndryshme (madje të kundërta) në Prishtinë dhe në Beograd. Shqiptarët duhet ta shmangin këtë gjë.