Legalizimet nën monitorimin e ALUZI-t

22/04/2005 Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale harton kriteret për rigjenerimin e zonave urbane të degraduara
Agjencia e Urbanizimit të Zonave Informale ndryshon emrin si dhe i shtohen përgjegjësitë. Që këtej e tutje, ajo do të quhet Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale (ALUZI) dhe do të monitoroj jo vetëm punën për legalizimin e ndërtimeve pa leje, urbanizimin e zonave informale, por dhe zhvillimin e zonave urbane të degraduara. Kjo agjenci ka këto përgjegjësi dhe detyra si: do të studioj dhe do të verifikoj ecurinë e procesit të legalizimit dhe të urbanizimit të zonave informale si dhe planifikon fondet buxhetore të KRRTRSH-së për financimin e këtij procesi.
Harton dhe propozon për miratim në KRRTRSH kriteret dhe normat urbanistike integruese për zhvillimin e zonave informale, apo të zonave urbane të degraduara, kontrollon zbatimin e studimeve urbanistzike të miratuara dhe i propozon KRRTRRSH-së lëshimin e autorizimit për fillimin e legalizimeve në zonën informale përkatëse.
Kjo agjenci përcakton procedurat e për legalizimin e ndërtimeve pa leje si dhe ndjek zbatimin e tyre, propozon, mbështet dhe zbaton politikat e qeverisë për zhvillimin e zonave urbane të degraduara. Ndërkohë ALUZI bashkërendon punën mes sekretarive teknike të KRRTRSH-së, vlerëson propozimet e qeverive vendore si dhe bashkërendon punën mes instituteve për hartimin e planeve urbanistike të zonave informale dhe atyre të degraduara. Kjo agjenci do të varet nga ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.