E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesha: Rama bëri një show mediatik në Shkodër

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi dje kreut socialist, Edi Rama, që të solidarizohet me njerëzit në nevojë, për shkak të përmbytjeve dhe të lërë mënjanë përfitimet politike. Sekretari i përgjithshëm i LRI-së, Besian Pesha, tha dje se Rama nuk denjoi të prishte rehatin e vet në hotelet e shtrenjta të Dubait ditët e para të përmbytjes. “Pasi tentoi të prodhonte një skenar makabër kaosi dhe anarkie, duke marrë në telefon qytetarët shkodranë e duke tentuar të fuste panik ndër ta, tregoi edhe njëherë se nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie ndaj kësaj fatkeqësie dhe ndaj halleve të njerëzve, por për të është thjesht ‘show’ mediatik i radhës”, u shpreh Pesha.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›