E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Preshevës: Duam gjykatat tona

Kërkesa

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës kanë kërkuar themelimin e gjykatës themelore dhe asaj të lartë për tri komunat në Luginën e Preshevës, ka thënë kryetari i kësaj komune, Skënder Destani, transmeton agjencia serbe “Tanjug”. "Vendimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës është që të kërkohet themelimi i këtyre dy gjykatave (themelore e të lartë) për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, me seli në Preshevë. Kërkojmë edhe themelimin e prokurorisë, po ashtu, me seli në Preshevë”, ka thënë Destani. Këshilltarët kanë kërkuar edhe përfaqësim proporcional të shqiptarëve në organet përkatëse shtetërore.
Këshilltarët e Komunës së Preshevës u kanë dërguar ftesë këshilltarëve shqiptarë të dy komunave të tjera për thirrjen e Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, në mënyrë që në një organ të tillë më të lartë të shqyrtohet çështja e pezullimit të gjykatave dhe ai i veprimit të mëtejshëm të përfaqësuesve shqiptarë në Luginë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›