E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Situata e përmbytjeve u përballua me sukses

Selia blu reagoi dje mbi vizitat e deputetëve socialistë në zonat e përmbytura në Shkodër, duke ironizuar sidomos me prezencën e deputeteve femra. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, vlerësoi se “i vetmi kontribut i qenësishëm që po japin deputetët e dërguar në zonat e përmbytura nga Edvini i Partisë Socialiste, është shtimi i xhiros së parukerisë nga shoqet Arta Dade dhe Mimi Kodheli, të cilat kanë shpenzuar atje disa orë për trajtim estetik dhe disa minuta të inskenuara në prezencë të kamerave me të përmbyturit”. Sipas saj, në këto ditë të vështira të fatkeqësisë natyrore, mbarë shqiptarët po tregojnë se me bujarinë, sensin e përgjegjshmërisë situata do të përballohet me sukses të plotë dhe ç’është më e rëndësishmja pa asnjë humbje njerëzore.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›