Tea Cufe rrëmben kurorën e bukurisë korçare
Qyteti i Korçës zgjodhi mbretëreshën e bukurisë. Tea Cufe, 17-vjeçe meritoi kurorën e bukurisë “Miss Korça 2009”, mes 16 vajzave që morën pjesë në konkurs. Spektakli i bukurisë tërhoqi vëmendjen e publikut korçar, i cili mbushi përplot sallën e Teatrit “Andon Zako çajupi”. Një natë plot emocion, e cila ofroi jo vetëm një garë të fortë, por edhe një spektakël të bukur. Gara alternohej me numra koreografikë të përgatitur nga Bardhi Pojani dhe Blerta Balliu, këngë e të ftuar. Por momenti më emocionues ishte ai i shpalljes së mbretëreshës së bukurisë. Fituesja e një viti më parë, Ertemiona Mejdani i dorëzoi kurorën 17-vjeçares Tea Cufe. Veç dy shoqërueseve të miss-it u ndanë edhe të tjera trofe, si “Miss Eleganca”, “Miss Fotozhenia”, “Miss Buzëqeshja” dhe “Miss Miqësia”. Merita për këtë mbrëmje i shkon jo vetëm e organizatoreve, Irena Vreto e Albana çakshiri, por edhe mbështetësve financiarë. Nuk kishte si të mungonte në këtë aktivitetet të bukurisë mbretëresha e pijeve, që prodhohet në këtë qytet, “Birra Korça”, e cila ofroi një ndihmë të konsiderueshme, në organizimin e kësaj ngjarjeje. “Ishte vërtet një ngjarje shumë emocionale dhe nuk e prisja një organizim të tillë, kaq të mirë. Kjo më bën optimist për të mbështetur edhe vitet e ardhshme spektaklin “Miss Korça”, u shpreh në përfundim të spektaklit, Presidenti i “Birra Korça”, Z. Irfan Hysenbelliu, i cili ishte edhe anëtar jurie. Krahas sponsorizimit të spektaklit, “Birra Korça” ofron edhe një udhëtim turistik në Greqi, për vajzën që meritoi titullin “Miss Fotozhenia”. “Miss Korça” vijon në vazhdën e aktiviteteve kulturore të mbështetura nga “Birra Korça”. g.aFitueset “Miss Korça”: Tea Cufe Shoqëruesja e parë: Elena FeçanjiShoqëruesja e dytë: Elenica Qazolli