E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen dy persona të shpallur në kërkim

Fier

Drejtoria e Policisë së Fierit njoftoi dje se forcat policore të komisariateve të Fierit dhe Lushnjës kanë arritur të arrestojnë dje dy persona që rezultonin në listat e të kërkuarve. Zëdhënësja Valbona Meço tha se ka rënë në pranga Fatmir Lushakaj, 43 vjeç nga fshati Dërmënas i Rrethit të Fierit për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Lushakaj, një vit më parë, teksa udhëtonte në aksin rrugor Fier–Seman, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e kalimtarit Marjus K. Që nga muaji prill 2008, ky shtetas ka qenë në proces gjyqësor dhe vetëm dy ditë më parë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e dënon atë me 2 vjet burg. Ndërkohë që në prangat e policisë së Lushnjës ka rënë 21-vjeçari Altin Kurti, i cili akuzohet për veprën e “vjedhjes në bashkëpunim”. Altin Kurti, banor i fshatit Gjuzaj të Rrethit Lushnjë, ka qenë person i shpallur në kërkim prej afro 8 muajsh, për një vjedhje të ndodhur në qytetin e Vlorës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›