Plagosi veten, arrestohet në sallën e gjyqit
Fier
Një 34-vjeçar është arrestuar në sallën e gjyqit për dëshmi të rreme. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë Fier pohojnë për gazetën “Shqip”, se në orën 14:00 të ditës së djeshme kanë arrestuar shtetasin Lorenc Plepi, 34 vjeç, lindur e banues në Fier. Në muajin gusht të vitit 2009, Lorenc Plepi është bërë objekt i një plagosjeje. Sipas tij, persona të panjohur i janë afruar dhe njëri prej tyre e ka qëlluar dy herë me thikë, duke i shkaktuar një plagë në pjesën e sipërme të shpatullës, dhe një tjetër në krahun e djathtë. Por, deklarata është rrëzuar në sallën e gjyqit, pasi ka rezultuar se 34-vjeçari është vetëplagosur. Kjo është pohuar nga vetë Plepi, i cili më parë ka qenë i dënuar për veprën penale “kalim i paligjshëm i kufirit”.
#