E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy numra të rinj për të fiksuar takimin në ambasadën Italiane

 

zirina llambro

Tarifë e re për të fiksuar takim në Ambasadën Italiane në Tiranë. Duke nisur nga data 29 qershor, një numër i ri telefoni do të jetë në dispozicion të të interesuarve. “Për takimet pranë Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë (Zyra e Vizave, Zyra Espulseve, Zyra e Shkollave, Zyra e Legalizimeve) do të vihet në punë edhe numri i telefonit: 0900 303 3000. Telefonata në këtë numër do të kushtojë 75 lekë plus TVSH për minutë, për ata që telefonojnë nga numrat fiks”, bën me dije në një deklaratë për mediat Ambasada Italiane. Sipas saj, ky numër do t’i shtohet numrit që është në funksion 0900 404 4000 e që kushton 100 lekë plus TVSH. Gjithashtu për takimet pranë Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë (do të vihet në punë edhe numri i telefonit:0900 303 3001 që do të kushtojë 75 lekë plus TVSH për minutë për ata që telefonojnë nga numrat fiks. Ky numër do t’i shtohet numrit që është në funksion 0900 404 4001 e që kushton 100 lekë plus TVSH. “Call Center, që menaxhohet nga shoqëria Kristal Communication sh.p.k, funksionon nga e hëna deri të premte, për telefonatat nga Shqipëria, nga ora 8:00 deri në ora 20.00, për takimet me Kancelarinë Konsullore të Tiranës dhe nga ora 15:00 deri në orën 20:00, për takimet me Konsullatën e Përgjithshme në Vlorë”, thuhet në deklaratë. Sipas saj, shuma që do të paguhet për këtë shërbim të call center i kalon e tëra shoqërisë private që administron këtë call center, për të mbuluar shpenzimet e veta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›