Droga me postë, hetim për bashkëpunëtorët
Tiranë- Pas dy të arrestuarve për “drogën me postë”, që vinte nga Argjentina, fshihen të tjerë bashkëpunëtorë. Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dy të ndaluarit janë vetëm një pjesë e bashkëpunëtorëve në këtë rrjet trafiku.
Hetimet për këtë çështje nisën pas arrestimit të disa ditëve më parë të shtetasve;Eglant Muka, 39-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dheEduart Smajli, 41-vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit "Asta Lavista", të akuzuar për trafikimin e një sasie prej 560 gram droge e llojit kokainë. Sipas të dhënave hetimore, lënda narkotike, e sekuestruar me cilësinë e provës materiale nga forcat e policisë së shtetit,kishte mbërritur në Tiranë përmes një dërgese postare nga Argjentina.