E Diel, 1 Nëntor 2026

Patentat false, gati dosja për 5 të pandehurit

Tiranë- Dosja për 5 personat e akuzuar për korrupsion në dhënien e patentave ka mbërritur për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës. Sipas burimeve, mësohet se materiali është dërguar në këtë gjykatë së fundi nga Prokuroria e Tiranës dhe shumë shpejt do të nisë procesi gjyqësor për këtë çështje.

Të pandehurit e kësaj dosjeje janë Kadri Dajçi, pronar autoshkolle, instruktorët Qazim Hoxha dheJonuz Meshi si dhe 2 ish-punonjës të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor të Tiranës, Emiljano Kahu dheSokol Breça.

“Këta persona akuzohen për afera korruptive në dhënien e lejeve për drejtim të mjeteve”- thanë të njëjtat burime. Ata u arrestuan disa muaj më parë në kuadër të operacionit "Gërshërët e Ligjit", të organizuar nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Të ndaluarit dyshohen se janë përfshirë në veprimtari abuzive, duke pajisur me leje drejtimi mjetesh disa individë në shkelje të ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›