Shërbimet sekrete angleze rekrutojnë spiunë online
Londër- Shërbimet sekrete britanike kanë vendosur të kërkojnë në faqe ëebi me vizitorë të shumtë 007-ët e rinj. Prej disa javësh MI6 ka filluar të publikojë njoftime në Facebook, por jo vetëm aty.
“Vazhdon fushata e shërbimeve sekrete për të krijuar një listë me agjentët e mundshëm të shoqërisë britanike të ditëve të sotme”- ka shpjegur zëdhënësi i ministrit të jashtëm të Londrës.
Sipas tij, për të krijuar personelin e ri janë vënë në përdorim të gjitha rrugët, ku është e mundur të shpjegohen hapësirat dhe përfitimet që mund të kenë pas futjes në këtë organizatë. Ai ka shtuar më tej, se kjo faqe është vetëm një nga mënyrat e shumta që janë vënë në përdorim.
Në prill të vitit 2006, MI6 ndryshoi mënyrën e seleksionimit të personelit, duke bërë njoftime zyrtare nëpër gazeta. Rrugë tjetër ka qenë edhje ajo e aplikimeve online të një formulari specifik për kandidaturën përkatëse.
Vetëm pak javë më parë u njoftua se MI5 (përgjegjës për sigurinë e brendshme të vendit, ndërkohë që MI6 merret me operacione jashtë vendit) ka bashkuar forcat së bashku me një shoqëri për të drejtat e homoseksualëve.