Si të mos ndihesh në faj kur lë fëmijën vetëm
Thuajse të gjitha nënat, kudo që ndodhen, apo çfarëdolloj gjëje bëjnë, “përndiqen” nga një zëth, që u thotë: Je larg nga fëmija yt… mendo çfarë po humb, mendo se çfarë nuk po i jep”. Dhe je në telashe nëse nuk i bindesh zërit. E ke lënë në kujdestarinë e dikujt tjetër, apo e ke çuar në kopësht, sepse duhet të punosh, apo të shkosh tek parukierja, apo të bësh pazarin. Dhe nuk je e qetë.
Ndjenja e fajit të përndjek kudo, por nuk është e drejtë për qetësinë dhe si pasojë dhe të fëmijës. Kështu që nevojitet pak qetësi në ndërgjegje. Sigurisht është e shëmtuar të përshëndesësh një vogëlush, të cilin do ta shohësh pas shumë orësh pune, aq më tepër kur gjatë momentit të ndarjes ai var buzët, apo bën ndonjë fytyrë të trishtuar që të këput shpirtin.
Atëherë duhet të mendosh: Thuajse të gjitha nënat sot punojnë, në të kundërt, duke qenë shtëpiake e duke u kujdesur vetë gjithë kohës për të, kur të shkojë në klasë të parë, fëmija do të ndihet si një alien. Nëse kjo ide nuk mjafton, atëherë duhet të bindesh se fëmijët rriten shpejt, duke ndjerë më pak nevojën e nënës.
Puna është një mjet për t’u ndjerë autonome, të mos varesh nga të tjerët, një investim për jetën dhe po ta braktisësh nuk do të jetë zgjidhja e duhur, pasi kur fëmija të rritet nuk ke për të marrë mirënjohjen e tij për këtë gjë, madje edhe mund të të quajë fajtore, pasi duke u marrë gjithë kohën me fëmijët, mund ta pengosh atë të jetë i pavarur.
Por për t’u kthyer në të tashmen, duhet menduar që orët e punës ikin shpejt dhe momenti kur përqafon fëmijën është një mrekulli më vete. Nëse ju vret ndërgjegjia kur shkoni tek parukjerja, atëherë mendoni se një nënë e bukur është një nënë më e mirë se një tjetër që e lë veten pas dore. Nëse nuk mundeni, atëherë lexoni ndonjë revistë.