E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga në autobus,në gjykatë dosja për 118 kg

TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet për drogën e sekuestruar rreth një vit më parë në autobusin e linjës ndërkombëtare Sarandë-Athinë.

 Sipas burimeve zyrtare, nga organi i akuzës për Krime të Rënda ky institucion dërgoi për shqyrtim gjyqësor dosjen penale në ngarkim të të pandehurit Rikard Murtaj, 36 vjeç, nga Saranda. Ai akuzohet se ka kryer për veprën penale të "trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike". I pandehuri i dosjes, u arrestua në maj të vitit të kaluar gjatë operacionit të koduar "Stuhia e Detit", i organizuar nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. I dyshuari akuzohet për trafikimin e sasisë prej 118 kilogram bimë narkotike e llojit mariuhanë, e cila u gjet dhe sekuestrua në autobusin e linjës ndërkombëtare Sarandë -Athinë, të cilin ai drejtonte, gjatë një kontrolli në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Sipas të dhënave hetimore, sasia e drogës ishte e ndarë dhe ambalazhuar në 14 thasë plasmasi ngjyrë të zezë dhe kishte destinacion tra-fikimin në Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›