"Droga që më kapët është e Haxhiut nga Durrësi"

05/06/2005 Një letëtr nga burgjet turke e të arrestuarës Rezarta Isufi
Nga Rinasi kaluan në linjë ajrore 20 kile lëndë narkotike
TIRANË – Bie në pranga Haxhiu i drogës. Një letër e dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një tjetër dërguar policisë së këtij rrethi, ka prangosur e më pas e ka dërguar për hetim gjyqësor shtetasin Haxhi Hamedani. Letra ka adresën e burgjeve turke. Ndërsa brenda saj ndodhet emri i një vajze nga Elbasani, e cila në tentativë për të shkuar në Turqi, i vihen prangat si trafikante.
Historia
Quhet Rezarta Isufi. Është nga Elbasani. Që prej dy vjetësh është duke vuajtur një dënim në burgjet turke. U kap në verën e vitit të kaluar me 23 kile drogë, teksa kishte arritur të kalonte pa u kontrolluar në aeroportin e Rinasit. Rezarta ka qenë e shoqëruar nga një djalë, emrin e të cilit nuk arritëm të zbulonim. Të dy, si vajza dhe djali shoqërues, u kapën nga policia e shtetit turk dhe, pasi u gjykuan, u deklaruan fajtorë. Gjatë gjithë seancave gjyqësore, Rezarta Isufi nuk e ka pranuar akuzën. Ajo është shprehur se dikush tjetër e ka futur në kurth. Por asgjë e re. Ka përmendur para gjykatës turke emrin e shtetasit Haxhi Hamedani. Ndërkohë që, Rezarta është vënë në lëvizje për të marrë hak, nga ana tjetër edhe drejtësia turke i ka kërkuar drejtësisë shqiptare kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të Haxhi Hamedanit.
Letra
Rezarta Isufi me anë të letrës së dërguar, ka bërë fajtor Haxhi Hamedanin. Madje, ajo është shprehur se ka qenë pikërisht Hamedani, të cilin e ka takuar në aeroportin e Rinasit, pak minuta para se të kalonte. Sipas dëshmisë së vajzës, Hamedani i ka dhënë dy çanta, duke i kërkuar ndihmë. Më pas, ai i ka thënë se nuk mund të kalonte dhe rrugën vajza do ta bante me shokun e tij. Pa e ditur se çfarë kishin çantat, vajza së bashku me djalin që e shoqëronte, ka udhëtuar me avion drejt Turqisë. Edhe kur zbritën, vajza, sipas kallëzimit është munduar ta ndihmojë djalin që e shoqëronte. Por, ndërsa kaluan në aeroportin e Rinasit pa problem, në Turqi ndodhi e kundërta. Kontrolli prangosi djalin dhe vajzën. Në fund të vitit 2004, policia e Durrësit, pasi mori njoftimin nga ana e autoriteteve turke si dhe letrën e dërguar nga vajza e përfshirë në trafik, vuri në pranga Haxhi Hamedanin. Për disa muaj, Hamedani u hetua dhe tani dosja me emrin e tij ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.