Droga, shmanget “pazari” për korruptimin e ekspertëve
11/04/2009 Sekserit i mbetet në tentativë korruptimi i ekspertëve të Ministrisë së Brendshme
Arrestim spektakolar i Shkrelës, do të lironte nga akuzat shoferin që u kap me 50 kg hashash
TIRANË- Sekseri që përpiqej të korruptonte ekspertët e Laboratorit të Ministrisë së Brendshme për t’i hequr gjurmët e gishtave shoferit të kapur me 50 kg drogë, u arrestua në një mënyrë spektakolare. Dhjetë ditë pas arrestimit të shtetasit Eduart Kane, bashkëpunëtori i tij në trafikun e 50 kg drogë në drejtim të Greqisë, Pëllumb Shkrela është arrestuar nga specialistët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Operacioni për ndalimin e Shkrelës ka marrë shkas nga disa gjurmë papilare të konstatuara në çantat ku ishin fshehur rreth 50 pako lëndë narkotike të llojit mariuanë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit të akuzës, të cilat thanë se i arrestuari pasi ishte vënë në dijeni të identifikimit të gjurmëve të gishtave, kishte planifikuar që nëpërmjet lidhjeve të tij në kryeqytet të korruptonte ekspertët e laboratorit kriminalistik të Ministrisë së Brendshme që kryejnë disa veprime hetimore në shërbim të organit të akuzës. Mësohet se qëllimi i këtij plani ishte shmangia nga akuzat e Prokurorisë të shoferit së kamionit të kapur në Kakavijë, Eduart Kanes, si dhe në të njëjtën kohë mosidentifikimi i gjurmëve të tij, nga ana e autoriteteve ligjzbatuese të vendit. Nisur nga objektivi që i kishte vënë vetes shtetasi Pëllumb Shkrela ditën e djeshme ka udhëtuar nga qyteti i Fierit në drejtim të kryeqytetit. Burimet thanë se gjatë gjithë kësaj kohe ai është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë së Tiranës.
“Pazar” në tentativë
Pasi ka mbërritur në kryeqytet, fieraku ka zhvilluar takime me disa persona, të cilët aktualisht janë në proces verifikimi nga punonjësit e policisë. Mësohet se thelbi i bisedave me ta ka qenë gjetja e një mundësie për lirimin nga akuza të shtetasit Eduart Kane i arrestuar në datën 30 mars 2009 në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Veç të tjerash i arrestuari Shkrela ka biseduar për gjetjen e disa emrave garant, në mënyrë që këta të mundnin të korruptonin ekspertët që kryejnë verifikimin e gjurmëve të gishtave në provat e sekuestruara nga prokuroria. Mirëpo siç duket në dijeni të planeve të tij ishin vënë edhe specialistët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët në bashkëpunim edhe me agjentët e sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar kanë mundur të ndalojnë në qendër të Tiranës shtetasin e Pëllumb Shkrela. Menjëherë pas këtij momenti ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë të kryeqytetit. Pikërisht në ambientet e kësaj të fundit Shkrela është njohur me urdhrin e ndalimit të Prokurorisë, gjë të cilën nuk e ka pranuar duke e shprehur se arrestimi i tij është i padrejtë. Përkundër kësaj deklarate specialistët e grupit hetimor kanë ballafaquar gjurmët e gishtave të gjetura në pakot e drogës së sekuestruar me ato të shtetasit Pëllumb Shkrela. Nga verifikimi i tyre u konstatua se personi i arrestuar është bashkëpunëtor me shtetasin Eduart Kane, në trafikimin e rreth 50 kilogramë mariuanë në Greqi. Në ditët në vazhdim Shkrela do të dalë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurimit.
Ndalimi i drogës
Në bazë të informacioneve më datën 30 mars 2009 rreth orës 10:30 është finalizuar me sukses një operacion në doganën e Kakavijës, ku në pranga ka rënë shtetasi Eduart Kane dhe janë sekuestruar 50 kg drogë dhe një kamion i tonazhit të rëndë. Agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Gjirokastër dhe shërbimet e policisë kufitare të stacionit të policisë kufitare Kakavijë, gjatë kontrollit në automjetin maune tip MAN, me targa FR 79 34 C, me drejtues mjeti shtetasin Eduart Panajot Kane, i datëlindjes 1965, lindur dhe banues në Fier, automjet në pronësi të një firme ndërtimi në Roskovec të Fierit, u konstatuan në kokën e këtij automjeti, brenda kabinës së shoferit, 50 pako një kilogramëshe të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si mariuanë. Maunia ishte e ngarkuar me gurë dekorative dhe po udhëtonte nga Fieri për në Athinë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Kane për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike”, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike dhe automjeti.
Precedenti
Identifikimi dhe arrestimi i personave me precedentë penale nuk është aq i lehtë për organit e akuzës, pasi në rastet kur autorët e kërkuar apo të dyshuar janë në liri, një grup njerëzish punon për ta, pothuajse në të njëjtën linjë me Prokurorinë, por në qëllim të kundërt me të. Precedentët kanë treguar se sistemi i drejtësi është tepër i ekspozuar ndaj këtij fenomeni, ku në zhvillimet e jetës publike të vendit janë shënuar edhe disa raste të përafërta me arrestimin e Pëllumb Shkrelës. Pavarësisht se ky i fundit akuzohet për trafik droge dhe jo për fshehje të provave hetimore apo moskallëzim krimi, rasti i doktorit të klinikës izraelite ABC Guei Eshelman, tregon presion dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm në punën hetimore të ekspertëve ligjore. Eshelman është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, pasi nga ndërhyrja apo shuma financiare që ju ofrua atij nga persona ende të paidentifikuar, ai paraqiti në gjykatë një raport me ekspertiza, ku tregohej se fëmijët e qendrës “Fëmijët e tij” nuk ishin përdhunuar nga tre pedofilët anglezë. Mirëpo në qoftë se organi i akuzës nuk do të kishte kryer ekspertizë tjetër, por do të mjaftohej me konkluzionet e Eshelmanit, aktualisht David Braun dhe dy bashkëpunëtorët e tij do të ishin të lirë.