E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk pranohet mbledhja e KRRT-së së Tiranës

11/04/2009  Plani rregullues i kryeqytetit

Drejtori i Politikave të Planifikimit Urban Marin Biçoku ka reaguar ashpër ndaj mbledhjes së lajmëruar të Këshillit të Rregullim Territorit të Bashkisë së Tiranës, ku do të miratohen leje dhe projekte ndërtimi. Në një deklaratë për mediet Biçoku shprehet se kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Edi Rama ka lajmëruar një mbledhje tjetër KRRT-je për të miratuar lejet dhe projektet e studios të Alban Eftimit, i njohur si një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramës. Biçoku shprehet se një gjë e tillë është e papranueshme. “Kemi kërkuar miratimin e planit rregullues dhe nuk do të pranojmë leje ndërtimi pa një plan të miratuar. Qeveria dhe donatorët i kanë dhënë Bashkisë 1,5 milion dollarë për hartimin e planit dhe kanë pranuar 4 herë zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës me të vetmin qëllim që Tirana të bëhet me pan”, - ka deklaruar Biçoku. Ai thekson se ka 4 muaj që plani rregullues i Tiranës është mbaruar dhe nuk paraqitet për miratim sipas ligjit. “Ky është vullneti politik i kryetarit të Bashkisë për të vazhduar abuzimin me lejet dhe për të konsoliduar praktikën korruptive në funksion të mbledhjes së parave për fushatën elektorale”, - ka deklaruar Biçoku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›