E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha “gjunjëzon” Prokurorinë, hetimet ishin të pavlefshme

11/04/2009  Gjykata e Lartë mbyll dosjen Rrëshen–Kalimash, u gjetën shkelje kushtetuese

TIRANË - Ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha ka fituar tashmë betejën me organin e akuzës, pasi për Gjykatën e Lartë të gjitha veprimet e hetimore të kryera nga Prokuroria pas datës 6 nëntor 2008 janë të pavlefshme. Në këtë mënyrë edhe dosja me 15 fashikuj dërguar në gjykatë konsiderohet nul e për pasojë nuk duhet të merret në shqyrtim. Ndërsa një tjetër trup gjykues u shpreh pak ditë më parë për pavlefshmërinë e provave të grumbulluara nga akuza pas datës 6 nëntor 2008 për Armand Telitin dhe Andi Tomën, dje vendimi i Kolegjit ishte i formës së prerë. Kolegji Penal pushoi çështjen me vendim të formës së prerë, duke e argumentuar me termin “pavlefshmëri absolute" edhe dërgimin e kërkesës për gjykim në Gjykatën e Lartë.

Vendimi e kundërshtimet

Gjykata e Lartë u shpreh nëpërmjet relatuesit të çështjes Spiro Spiro se të pavlefshme janë edhe fletëthirrjet e dërguara nga ana e prokurorëve për Lulzim Bashën. Kolegji deklaroi se ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha i është shkelur e drejta kushtetuese për tu njohur me aktet, duke e penguar atë që të përgatitej për mbrojtjen ligjore. Sipas Gjykatës, akuza e “ pabarazisë në tendera” e ngritur nga Prokuroria është e pavlefshme. Pra, në këto kushte Gjykata argumentoi se i gjithë fashikulli i dërguar për shqyrtim është nul. Sipas arsyetimit të Gjykatës së Lartë, akuza ndaj Tomës dhe Lulzim Bashës është ngritur jashtë afateve ligjore. Gjykata tha dje se e gjen të pajustifikuar vakumin e kohës prej gati një vit, kohë gjatë së cilës Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit dhe më pas njoftoi akuzën. Kjo ka qenë odiseja e gjatë në të cilën udhëtoi dosja kundër Lulzim Bashës, i akuzuar për abuzime me fondet e përdorura për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen–Kalimash. Prokurorët e çështjes kanë mbetur të pakënaqur nga vendimi i dhënë, edhe pse disa herë i kërkuan Gjykatës së Lartë të bënin ripërsëritjen e thirrjes së Lulzim Bashës. Për Gjykatën Prokuroria i ka pasur të gjitha mundësitë për të përfunduar hetimet brenda afatit 6-mujor dhe për të mos i zgjatur ato më tej, duke shkelur në këtë rast edhe Kushtetutën. Prokuroria deklaroi dje se do të rifillojë edhe një herë veprimet procedurale nga e para për të mos hequr dorë nga dosja voluminoze kundër ministrit të Jashtëm Lulzim Basha. Për akuzën Gjykata e Lartë ka dhënë vendim kundër pavlefshmërisë dhe nuk ka dhënë vendim pafajësie për Bashën dhe Tomën.

Reagimet

Pas shpalljes së pavlefshme të të gjitha akteve të dërguara në gjykatë nga akuza, ministri i Jashtëm Lulzim Basha dha një deklaratë për shtypin. Ai doli tepër i qetë nga godina e Gjykatës duke deklaruar: “Me vendimin e Gjykatës merr fund komploti ndaj aksit Rrëshen–Kalimash. Sot është dita e vajtimit të komplotistëve kundër rrugës Durrës–Kukës”. Megjithatë, ministri dhe avokatët mbrojtës kanë deklaruar se tashmë Prokuroria është e humbur, me gjithë përpjekjet që mund të bëjë për të rifilluar edhe një herë nga e para hetimet. Bashkë me Bashën në Gjykatë ishte edhe ish-drejtori juridik Andi Toma. Dosja Rrëshen–Kalimash u deklarua nga Prokuroria se ishte e kompletuar dhe se shkeljet e Bashës kanë qenë të dukshme. Avokatët i kërkuan Gjykatës që në fillim mbylljen e kësaj çështjeje, të cilën e konsideruan më tepër lojë të Prokurorisë me akuza të pabaza.

Tri vendime kundër Prokurorisë së Përgjithshme

Në nëntor të vitit të kaluar Prokuroria e Përgjithshme pohoi se do të zgjaste deri më datën 6 dhjetor afatin për mbylljen e hetimeve për dosjen e rrugës Durrës–Kukës. Motivi i shtimit të këtij afati me një muaj, sipas Prokurorisë, ishte pretendimi i organit të akuzës për ti njoftuar aktakuzën Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, i cili dyshohet të ketë abuzuar me detyrën gjatë kohës që ka drejtuar Ministrinë e Transporteve. Toma dhe Teliti paditën Prokurorinë e Përgjithshme në gjykatën e Tiranës, ku gjykatësja Fatmira Hajdari u shpreh në favor të tyre, duke detyruar organin e akuzës të mbyllte hetimet. Pas kësaj Prokuroria u ankua në Gjykatën e Apelit, ku u vendos të lihej në fuqi vendimi i shkallës së parë. Pas kësaj, Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Lartë, ku paraqiti rekurs kundër vendimit të Apelit. Gjykata e Apelit e deklaroi të vlefshëm vendimin e dhënë nga Fatmira Hajdari për pavlefshmëri të veprimeve hetimore të kryera ndaj Lulzim Bashës. Të njëjtën gjë bëri edhe gjyqtari Sokol Tona. Pas vendimeve të shkallës së parë Prokuroria bëri të gjitha përpjekjet për të depozituar dosjen në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që kjo dosje qëndronte në pritje për caktimin e datës së gjykimit, Apeli shprehet kundër Prokurorisë.

Apeli e Gjykata e Lartë

Çdo veprim i kryer pas datës 6 nëntor 2008 kundër Lulzim Bashës nga ana e Prokurorisë duhet të cilësohet i paligjshëm. Me këtë vendim doli Gjykata e Apelit, kur i dha të drejtë Lulzim Bashës për të rrëzuar të gjitha veprimet e akuzës. Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, që shkon në favor të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha.

Basha në Gjykatën e Lartë. Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Lartë, Lulzim Basha doli tepër i qetë nga salla e gjyqit. Ai u shpreh se vendimi ishte i drejtë dhe se Prokuroria kishte humbur në këtë betejë. “Me vendimin e Gjykatës merr fund komploti ndaj aksit Rrëshen–Kalimash. Sot është dita e vajtimit të komplotistëve kundër rrugës Durrës–Kukës”, - u shpreh mes të tjerash Basha. Kështu, merr fund beteja e gjatë e tij me Prokurorinë, e cila e akuzoi për abuzime me tenderat, gjë që përfundimisht është e pabazuar.

Reagimi i Bashës

Pasi doli nga Gjykata, Basha tha se “Gjykata e Lartë, me vendim të formës së prerë, pushoi çështjen penale dhe konstatoi se Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një procesi të parregullt ligjor shkeli me dashje Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë. Sot mori përgjigjen e merituar nga drejtësia shqiptare komploti politik antishqiptar kundër rrugës Durrës–Kukës–Prishtinë.

Fundi i këtij komploti politik është një lajm i mirë, që gëzon anembanë të gjithë shqiptarët, që presin me padurim të hapin së bashku me tunelin e Kalimashit një kapitull të ri dhe të ndritur të historisë sonë kombëtare. Sot është dita e kukuvajkës për Edi Ramën dhe të gjithë ata që investuan për dy vjet me radhë për përbaltjen e këtij projekti dhe krenarisë legjitime të shqiptarëve për të. Lutem që Zoti ti falë, pasi kam bindjen se as shqiptarët dhe as historia nuk do tua falin kurrë.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›