Plagoset me thikë nga shoku, nxënësi i klasës së 9-të
11/04/2009 Ngjarja pas një grindjeje mes dy të rinjve. E goditi në fytyrë, pati hemorragji
Merret në pyetje autori minoren. Shqetësim precedentët e ngjashëm
VLORE- Tashmë është kthyer në një gjë të zakonshme që nxënës të fillores ta zgjidhin debatin me goditje thikash, të cilat kanë shkaktuar dhe të vdekur. Ngjarja më e fundit është shënuar dje në qytetin e Vlorës ku dy nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” janë zënë me njëri-tjetrin dhe si pasojë një prej tyre është plagosur në fytyrë. Duket se një prej adoleshentëve ka nisur të konfliktohet në lidhje me këtë temë duke i thënë adoleshentit me inicialet F. R. se ai ishte shkaktari që u prish ekskursioni, por 15-vjeçari nuk e ka pëlqyer këtë akuzë dhe i ka kthyer përgjigje të ashpër. Pasi kanë përfunduar mësimin mes të dyve kanë vazhduar fyerjet dhe sharjet, por ambientet e shkollës nuk janë dukur të përshtatshme të debatonin më gjatë, kështu që kanë vendosur jashtë saj për “t’i treguar qejfin “ njëri-tjetrit”. Pasi kanë dalë jashtë shkollës të ndjekur dhe nga disa kureshtarë kanë nisur të qëllohen dhe për një moment adoleshenti me inicialet D. C. ka nxjerrë një thikë dhe e ka qëlluar në fytyrë shokun e klasës duke u larguar me vrap ku është rikthyer në mësim, ndërsa i riu është dërguar për në spital nga kalimtarë për shkak të plagës së marrë në fytyrë. Për ngjarjen është njoftuar menjëherë policia, e cila ka marrë deklarimin e adoleshentit si dhe janë njoftuar prindërit. Nuk dihet ende se çfarë mase do të merret për adoleshentin autor të ngjarjes, por sipas burimeve të policisë, ngjarja mund të mbyllet me vetëm një këshillim. Ditët e fundit është parë një numër i lartë plagosjesh në shkolla apo ambiente publike, të cilat kanë në qendër të tyre adoleshentë që nuk kanë mbushur 16 vjeç. Sipas disa nxënësve të kësaj moshe, egoja e adoleshentëve ngjarje pas ngjarje bën që shokët e tyre të marrin me vete thika apo armë të tjera të ftohta. Edhe pas ngjarjeve, në shumicën e rasteve nxënësit janë lënë të lirë për shkak të moshës së mitur, por ka dhe nga ato që kanë rezultuar fatale ku një prej tyre ka qenë disa kohë më parë ku si pasojë e debatit të dy adoleshentëve për shoqen bëri që një 16-vjeçar të vritej nga bashkëmoshatari i tij.