E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba: “Ky titull më i rëndësishëm se me Murinjon”



Didier Drogba tha se të ngrinte kurorën e Premier Ligës gjatë këtij sezoni mund të ishte një ndjenjë më e bukur se atëherë kur Çelsi iu rikthye titullit pas thuajse një mungese 50-vjeçare, duke fituar për herë të parë me ish-trajnerin Hoze Murinjo.
Drogba ishte në shenjë gjatë fundjavës kur “Blutë” morën pole-position në garën për titull pas mundën rivalin Mançester Junaitid 2-1 në “Old Traford”. Fitorja e çoi Çelsin mbi Junaitid në majën e Premier Ligës, duke pasur dy pikë më shumë kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje për tu luajtur. Drogba këmbënguli se ai do të bëjë gjithçka për t’i siguruar Çelsit rikthimin e titullit që i mungon qysh nga viti 2006. “Do të thotë më shumë për ne të fitojmë ligën tani që kemi pritur katër vjet për ta fituar sërish atë”, - tha Drogba. “Janë dhe pesë ndeshje për tu luajtur dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Por ne do të bëjmë gjithçka për të qëndruar këtu dhe të fitojmë këtë kampionat”. Drogba ishte lënë në mënyrë befasues nga formacioni startues i Çelsit të shtunën e kaluar, por ai u fut në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë duke dyfishuar udhëheqjen e rezultatin e ekipi të tij me një gol të kontestuar. Ishte goli i parë i ndërkombëtarit nga Bregu i Fildishtë kundër Mançester Junaitid në Premier Ligë dhe ai u shpreh i kënaqur për hapjen e llogarisë. “Ndoshta ju nuk keni nevojë të shënoni shumë, vetëm gola të rëndësishëm, dhe ky ishte një nga ata. Unë kam shënuar kundër tyre dy herë, një herë në finalen e Kupës së Anglisë dhe ku tani. “Është këndshëm të shënosh kundër tyre, pasi ata një prej mbrojtjeve më të mira në botë. Ne jemi krenarë për atë që bëmë, dhe dëshira ishte po aq e mirë. Ky ishte një rezultat i madh dhe ne e treguam se jemi një ekip i mirë dhe se e merituam të fitonim”. Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, pranoi se ishte i vështirë vendimi për të lënë në bankinë Drogbanë, pasi ai ka shënuar 25 gola këtë sezon. “Ishte shumë e vështirë të lija jashtë Didierin, por ai nuk ishte stërvitur 100 për qind gjatë javës”, - tha Ançeloti. “Ai bëri shumë mirë gjithçka pasi ishte i freskët dhe shënoi një gol fantastik”. Në lidhje me shanset për titull, Ançeloti tha: “Është normale që ne jemi favoritët pasi ne jemi kthyer në krye të ligës. Ishte një reagim i mirë pas humbjes kundër Interit. Lojtarët e mi janë të fuqishëm”.

6 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›