Nafta shtrenjtohet para sulmeve në Libi
Çmimet e naftës të premten në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar ngritje pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pranoi rezolutën me të cilën vendoset zona e ndalimit të fluturimeve dhe të gjitha “masat e domosdoshme” për mbrojtjen e civilëve libianë nga forcat e Moamer Gadafit.
Rezoluta lejon praktikisht të gjitha masat, me përjashtim të ndërhyrjes tokësore, në mënyrë që të ndërpriten sulmet të cilat mund të rezultojnë me viktima civile.
Po ashtu, vendoset embargoja e armëve dhe ngrirja e pasurisë së zyrtarëve libianë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Fransua Baruan, ka thënë se deri te sulmet ushtarake në Libi do të vijë pas pak orësh dhe se francezët do të marrin pjesë në këto sulme.
“Deri te goditja do të vijë shumë shpejt”, ka thënë ai, duke mos dashur të japë detaje tjera.
Një barel i naftës së papërpunuar në tregun e Londrës është shtrenjtuar 1,19 dollarë në 116,09 dollarë, pasi më herët ishte në shkallën mbi 117 dollarë. Në tregun amerikan çmimi i naftës është rritur për 1,67 dollarë në 103,09 dollarë.