E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba i lumtur në Shanghai Shenhua

Didier Drogba ka insistuar se është “vërtetë i lumtur” në Kinë dhe synon të respektojë kontratën e tij për dy vjet e gjysmë në Shanghai Shenhua.

34 vjeçari u largua nga Chelsea gjatë verës duke kaluar në Shanghai. Por, së fundmi spekulohej se problemet financiare të klubit mund të përcillen me largimin e tij dhe rikthimin në Premierligë.

Por, Drogba ka thënë për Football Focus se ai pret të qëndrojë në Kinë deri në skadim të kontratës së tij aktuale e “ndoshta edhe më gjatë”. “Më mungon Premierliga sepse është liga më e mirë në botë por nuk pendohem për vendimin tim. Nuk dua të largohem prej këtu”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›