E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tello vazhdon me Barcelonën

Cristian Tello ka bërë të ditur se menaxheri i tij është në negociata të avancuara me Barcelonën për vazhdimin e kontratës së tij në kushte të përmirësuara financiare.

Mesfushori aktualisht ka marrëveshje me gjigantin katalan deri në verën e vitit 2013 kurse së fundmi spekulohej se Tello kërkohet nga disa klube evropiane përfshirë Liverpoolin. Por, duket se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për vazhdimin e qëndrimit të tij në Nou Camp.

“Bisedimet janë duke shkuar mirë. Shpresoj se së shpejti do të arrijmë marrëveshje”, deklaroi Tello për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›