Drogba mbetet në Chelsea

Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 19:43
Didier Drogba nuk do të largohet nga Chelsea. Së paku kjo është dëshira e tij. Pas spekulimeve rreth të ardhmes së tij në Stamford Bridge, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka deklaruar se nuk planifikon të braktisë Chelsean. “Nuk mund të vendos asgjë rreth të ardhmes sime, sepse kam kontratë me Chelsean deri në vitin 2012”, tha Drogba për Sky Sports. Ai po ashtu ka mohuar spekulimet rreth pensionit nga futbolli ndërkombëtar, pasi thuhej se ndeshja miqësore kundër Malit ishte paraqitja e tij e fundit për Bregun e Fildishtë. “Nuk jam në përfundim të karrierës sime me Bregun e Fildishtë. Dua të luaj në Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Po ashtu synoj të marr pjesë në dy kupat e ardhshme të Afrikës më 2012 dhe 2013”, përfundoi ai.