E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba mbetet në Kinë

Nuk do të jetë Juventus në të ardhmen e Didier Drogbas. Por, as Liverpool e Real Madrid. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka insistuar se nuk do të largohet nga skuadra kineze Shanghai Shenhua, siç spekulohej në javët e fundit.

“Gjatë kohës së fundit është folur shumë për mua, rreth një rikthimi në Evropë. Por, jam i përqendruar në Kupën e Afrikës dhe dua të arrij në kulmin e formës duke luajtur këtu në Kinë”, deklaroi Drogba për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

Drogba gjatë afatit kalimtar të verës u largua si futbollist i lirë nga Chelsea duke iu bashkuar Shanghai Shenhuas, skuadër ku aktivizohet edhe ish sulmuesi i londinezëve, Nicklas Anelka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›