Beckham, aksionar te Malaga?

Sipas Los Angeles Times, David Beckham mund të bëhet aksionar në klubin nga La Liga, Malaga.
Ish mesfushori i Manchester Unitedit dhe Real Madridit, aktualisht anëtar i Los Angeles Galaxy spekulohet se është pjesë e një konzorciumi përfshirë ish presidentin e Galaxys, Alexi Lalas, të interesuar për të blerë Malagan nga Sheikh Abdullah bin Nasser Al-Thani.
Sipas gazetës, Al-Thani planifikon të shesë 75 përqind të klubit që kaloi një verë të vështirë nga aspekti financiar që u përcoll me largimin e yjeve si mesfushori Santi Cazorla dhe sulmuesi Salomon Rondon.