E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba nuk largohet nga Kina

Lajm i keq për Juventusin dhe Liverpoolin, Didier Drogba nuk do të kthehet në Evropë. Sipas të përditshmes britanike Metro, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra kineze Shanghai Shenhua.

Drogba, spekulohej se mund të braktis Shanghain që së fundmi është ballafaquar me probleme financiare.

Interesim për shërbimet e tij kanë shprehur Juventus dhe Liverpool por sipas Metros, Drogba nuk do të kthehet në Evropë dhe do të vazhdojë aventurën e tij në Kinë ku aktualisht luan në skuadër me ish bashkëlojtarin e tij nga Chelsea, Nicolas Anelka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›