Llorente i bën keq Bilbaos

Mesfushori i Athletic Bilbaos, Francisco Yeste beson se spekulimet rreth të ardhmes së sulmuesit Fernando Llorente janë duke i bërë keq klubit.
Llorente ende nuk ka vazhduar kontratën e tij e cila do ti skadojë në fund të këtij sezoni dhe Yeste mendon se kjo situatë po i pengon skuadrës. “Rasti i Llorentes ka prishur pak atmosferën në ekip”, deklaroi Yeste për Marca.
“Nuk e di se si do të përfundojë krejt kjo por nuk është duke i bërë mirë skuadrës”, u shpreh ai. Bilbao ka dëshpëruar deri më tani gjatë këtij stinori në La Liga duke grumbulluar vetëm 11 pikë nga 10 xhirot e para.