E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet 15-vjeçari i marrë peng nga babai

Lirohet 15-vjeçari i marrë peng tri ditë
më parë nga ai ati. Çprangosja nuk
është mundësuar nga policia, por nga
nëna e tij, e cila ka paguar paratë, për të
cilat pretendonte i ati i Romeo Ferrajt se
ajo ia kishte borxh. Bëhet fjalë për pengmarrjen
e së shtunës, kur Brunildo Ferraj
mori peng djalin e tij 15-vjeçar, Romeon.
Më pas, ai telefonoi në banesën e ishbashkëshortes
dhe kërkoi dymijë euro
për lirimin e tij. Në lidhje me këtë ngjarje,
policia tha se ai është liruar dy ditë më
parë, rreth drekës. Kurse në orët e
mbrëmjes është vënë në dijeni edhe grupi
hetimor. Sipas të dhënave, rezultoi se
në orën 14:30 të së hënës, Romeo Ferraj
ka shkuar te banesa e Mëzake Ferrajt, e
cila ka bërë denoncimin për pengmarrje.
Më pas, ai është shoqëruar në komisariat,
ku ka shpjeguar se Brunildo Ferraj,
babai i tij, për qëllime përfitimi kishte
telefonuar disa herë Mëzake Ferrajn,
duke i thënë se kishte marrë peng Romeon
dhe për ta liruar donte shumën prej 2
mijë eurosh të mbetura pa paguar nga
ndarja e familjes. Më pas, Mëzake Ferraj,
së bashku me motrën e saj Suzanën,
kanë tërhequr nga banka shumën e
parave të hënën dhe i kanë dorëzuar
paratë Brunildos. Pas këtij veprimi, Brunildo
Ferraj ka lënë të lirë Romeon për të
shkuar në shtëpinë e nënës së tij. Policia
deklaroi se pas regjistrimit të kësaj ngjarjeje
është vendosur që të dërgohet për
ndjekje penale Brunildo Ferra, ndërkohë
që po punohet për kapjen e tij. Ai dyshohet
për rrëmbim personi dhe mbajtje
peng të tij. E gjithë ngjarja kishte ardhur
pasi prindërit e 15-vjeçarit ishin në
proces ndarjeje dhe kishin shitur një shtëpi.
Paratë e shtëpisë i kishin ndarë dy
bashkëshortët, por Brunildo pretendoi
se i kishin dhënë më pak dhe ka kërkuar
pjesën e prapambetur. Meqë këto para
nuk i ishin dhënë, ai ka menduar të marrë
peng të birin, derisa t‘i ktheheshin
paratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›