Drogë mes vreshtave të kryeplakut
Efektivët antidrogë të policisë së Vlorës janë surprizuar kur kanë gjetur rrënjë kanabis të mbjella në pronat e kryeplakut të fshatit Cerkovinë.
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Ndërsa pas evidentimit të faktit është shkatërruar bima e jashtëligjshme, kryeplaku Rexhat Begaj, 53 vjeç, është shpallur person në kërkim për akuzën e kultivimit të lëndës narkotike. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në fshatin Cerkovinë ishin kultivuar bimë narkotike, blutë e Vlorës kanë filluar mëngjesin e djeshëm të kontrollojnë zonën. Nga kalimi në “sitë” i zonës u evidentua se në një vreshtë me rrush dhe ullinj, pronë e kryeplakut të fshatit, rriteshin rreth 50 bimë narkotike kanabis sativa. Mbas shkatërrimit të drogës, policia ka ushtruar kontroll në banesën e kryeplakut, por nuk e ka gjetur atë. Sipas policisë, gjatësia e bimës narkotike që u shkatërrua kishte arritur rreth 1.5 metër dhe ishte mbjellë në vreshtin me rrush të kryeplakut. Burime policore bënë të ditur se përfshirja në veprën penale të kultivimit të bimës narkotike të kryeplakut të Cerkovinës, përbën një problem serioz në këtë zonë. Kjo, pasi në fushatën sensibilizuese anti-kanabis të Ministrisë së Brendshme është pohuar se, “ngarkohen me përgjegjësi ligjore kryekomunarët dhe kryepleqtë e fshatrave nëse do të ishin në dijeni për sipërfaqe të mbjella me kanabis dhe nuk do të kallëzonin në polici”. Por, në rastin e fundit, kryeplaku jo vetëm që nuk ka kallëzuar, por ishte vetë kultivuesi. Bëhet e ditur se po dje, në vazhdim të aksionit, në fshatin Treblovë u shkatërrua një sasi e konsiderueshme bime narkotike, ndërkohë që nuk kanë bërë të ditur emrat e kultivuesve. Gjithashtu një tjetër banor i fshatit Cerkovinë është shpallur në kërkim për akuzën e kultivimit të bimës narkotike. Në aksionin e nisur tri ditë më parë nga blutë e Vlorës për asgjësimin e hashashit, janë përfshirë një numër i konsiderueshëm efektivësh, të cilët po ushtrojnë kontrolle jo vetëm në fshatrat e lumit të Vlorës, të njohura si problematike, por edhe në zonat e tjera përreth, ku ka informacione se kultivohet hashash. Sipas burimeve të sektorit të antidrogës, aksioni për evidentimin dhe shkatërrimin e bimës së kanabisit do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Mësohet se kontrollit nuk do t’i shpëtojnë as zona që nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e hartës së kultivimit të hashashit.
Përfitimi nga kanabisi
Aksioni antikanabis i policisë së Vlorë i nisur pak ditë më parë, ka për qëllim asgjësimin total të hashashit të kultivuar në këtë rreth. Sipas policisë, çdo bimë kanabis e mbjellë, pas përpunimit gjeneron një sasi nga 700 gramë deri në 1 kilogram. Më pas lënda e jashtëligjshme tregtohet në shifra që mendohet të kapin shifrat 300-400 euro për çdo 1 kilogram hashash në gjendje të presuar.
Prençi: Do ndërhyjmë në Lazarat nëse ka drogë
TIRANE – Aksion dhe në Lazarat për të luftuar kultivimin e kanabis sativës. Kryepolici Ahmet Prençi e ka quajtur një aksion të mbarë të uniformave blu, që do të finalizohejë me sukses atë që sapo ka nisur kundër drogës. I pyetur nëse do të ketë operacion antidrogë dhe në komunën e shumëpërfolur të Lazaratit, Prençi ka paralajmëruar se dhe aty do të ketë ndërhyrje të policisë nëse do konstatohet mbjellja e drogës. Aktualisht, në të gjitha zonat ku dyshohet se është kultivuar kanabis sativa, kanë nisur operacionet në terren, duke u kryer asgjësimi i tyre. Në ditët në vazhdim pritet dhe një ndërhyrje në zonën e nxehtë të Lazaratit. Disa ditë më parë nga kjo komunë u qëllua me breshëri automatiku, pasi u përfol se një helikopter po patrullonte për kanabis. Por, policia e Gjirokastrës e hodhi poshtë këtë pistë, duke pohuar se autorët akuzohen vetëm për prishje të rendit dhe qetësisë publike.