E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harbohen djemtë e “Big Brother” me balerinat seksi

Panorama PLUS 

Të gjithë ata djem e vajza që u bënë të njohur falë programit “Big Brother”, tani po jetojnë ditët e tyre si njerëz të famshëm. Të gjithë kanë dëshirë t’i takojnë dhe t’u flasin. Ish- banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndjejnë se falë atij programi janë bërë miqtë e të gjithëve. Dhe duket se vera e tyre do të jetë e pasur me aktivitete dhe zbavitje. Të shtunën e kaluar, disa prej banorëve u ftuan në “Vila 1” në Vlorë, ku patën mundësi të kalojnë një fundjavë të këndshme në një nga qytetet më të bukura të vendit. Por të qenit afër detit nuk ishte e vetmja kënaqësi që ata morën. Pasi shijuan darkën e këndshme tek ky lokal i njohur, të gjithë filluan të kërcenin nën tingujt e muzikës së zgjedhur. Por pas pak, në skenë u shfaqën dy balerina shumë seksi të cilat padyshim e ngrohën shumë ambientin dhe si gjithmonë djemtë nuk arrijnë t’i rezistojnë një atmosfere të tillë. Kështu Visi, Çimi dhe Poli filluan të kërcejnë së bashku me balerinat. Gjithçka që ka ndodhur atë natë mund të kuptohet fare mirë edhe nga këto foto që paparaci ynë i cili i ndjek këmba-këmbës, ka sjellë për “Panorama plus”. Kërcimi ka qenë tejet sensual dhe balerinat duket se kanë qenë të predispozuara që t’i kënaqnin deri në fund ata. Këtë moment e ka shijuar shumë edhe Çimi, babai i dy fëmijëve i cili si gjithë banorët e tjerë, tani është bërë i famshëm. Ai nuk ka ngurruar të kërcejë me balerinat në mënyrë shumë sensuale dhe intime edhe pse Rudina e ndiqte e ulur në një nga tavolinat. Ajo jo vetëm që nuk shfaqte shenja xhelozie, por përkundrazi po e shijonte shumë këtë moment sensual që balerinat po i dhuronin bashkëshortit të saj. Miqtë e çiftit tregojnë se Çimi dhe Rudina janë një çift perfekt, prandaj dhe qejfmbetejet mes tyre, mesa duket, duhet të ndodhin për arsye shumë të forta e kurrsesi nga një kërcim me balerina. Por balerinat seksi duket se kanë zbavitur pa fund edhe Polin i cili sapo ka filluar një histori dashurie me Inën, njërën nga banoret e shtëpisë së “Big Brother” e cila pati guximin t’i shprehte dashurinë atij vetëm kur doli nga ajo shtëpi. Poli ka kërcyer me dy balerinat dhe i elektrizuar nga ai moment, ka hequr edhe bluzën duke zbuluar gjysmën e trupit të tij. Nata është mbyllur diku në orët e para të mëngjesit ku ish-banorët e “Big Brother” kanë shkuar për të fjetur në një nga hotelet e Vlorës që gjendet shumë afër detit.

Për Polin dhe Inën “festa” vazhdon edhe në hotel

Ashtu si të gjithë mund ta imagjinoni, Poli dhe Ina kanë kaluar ato pak orë të natës së bashku në njërën nga dhomat e hotelit. Sipas informacioneve që ne kemi marrë, duket se Ina dhe Poli nuk janë çmallur akoma si duhet, prandaj dhe momentet e tyre intime me siguri janë shumë më të zjarrta nga ç’mund ta imagjinoni. Ata që kanë patur dhomat afër dhomës së Inës dhe Polit, nuk kanë patur mundësi të flenë gjumë pasi për dreq dëgjohej gjithçka që ndodhte nga ana tjetër e murit. Kështu informatorët tanë tregojnë se Ina dhe Poli nuk kanë fjetur asnjë minut, vetëm kanë bërë dashuri. Ndërsa në mëngjes, miqtë e tyre nuk i kursyer shakatë dhe ngacmimet me dy të rinjtë e dashuruar, duke iu thënë se i kishin lënë pa gjumë pasi gjithçka çfarë ndodhte tek dhoma e tyre, ata patën mundësi ta dëgjonin. Siç e shihni edhe nga fotoja Ina dha Poli kanë mundur të flenë vetëm në autobus, teksa ktheheshin për në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›