E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drogë në shtëpinë e kryeplakut

20/05/2005  Në pranga tri persona

VLORE - Si rezultat i një kontrolli që u ushtrua gjatë paradites së djeshme, në të gjitha fshatrat pranë vijës bregdetare të rrethit të Vlorës, u zbulua rreth 100 kg kilogramë lëndë narkotike të fshehura në banesat e disa shtetasve. Burime zyrtare në sektorin e Luftës Kundër Drogës të Drejtorisë së Policisë së Vlorës, thanë se Astrit Zogaj, kryeplaku i fshatit Bashaj, në këtë rreth, u arrestua, pasi iu gjet në banesën e tij sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa. Ndërkohë edhe sasi të tjera lënde narkotike të presuar, të paketuar në 25 thasë, gati për t’u trafikuar, u gjetën edhe në familjet e shtetasve Xhemal Zogaj dhe Ali Carapaj, pranë shtëpisë së kryeplakut të fshatit Bashaj. Që të tre kryefamiljarët, u arrestuan në flagrancë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›