Italianët financojnë krijimin e zyrës së planifikimit të tokave

20/05/2005 SHKODER - Në kuadër të mbështetjes që rajonet e Italisë, po i japin qytetit të Shkodrës, ka mbërritur në këtë qytet kryetari i Provincës së Pizës, Andrea Pieroni, i cili ka marrë pjesë në përurimin e Zyrës së re të Planifikimit Tokësor pranë këshillit të Qarkut Shkodër. Krijimi i kësaj zyre, në përbërje të së cilës ishin disa ambiente, u bë duke përshtatur pjesën e sipërme të ndërtesës së Prefekturës, e cila më përpara ishte jofunksionale për ambiente zyrash.
Konkretisht bëhet fjalë për një investim prej 50 mijë $, që rikonstruktoi pjesën e papafingos së godinës të Prefekturës, e bërë kjo me mjaft mjeshtëri, duke respektuar prestigjin dhe klasin e kësaj ndërtese. Ambientet e kësaj zyre do të shërbejnë për të pritur teknikët e Bashkisë dhe të Qarkut Shkodër, që përgjigjen për planifikimin urbanistik.
Një prurje e re e këtij projekti është edhe hapja e një zyre për teknikët e nxitjes së investimeve dhe të zhvillimit ekonomik, një risi kjo që mund të shërbejë si model administrimi në të gjithë vendin.
Krijimi i kësaj zyre u bë në mbështetje të procesit të decentralizimit që do të shpie në forcimin e funksionimit të institucioneve publike. Për t’u theksuar është se ky projekt ishte nxitur nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane, e cila bëhet garant për kontributin e provincës së Pizës.
Në fund të përurimit të zyrave të reja, në zyrën e kryetarit të Qarkut, Lorenc Luka, është bërë edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunumi ndërmjet Shkodrës dhe Pizës, të nënshkruara nga kryetari Luka dhe kryekomunari i Pizës, Pieroni, i cili premtoi një ndihmë të pakursyer të rajonit të tij për rajonin e Shkodrës.