Drogë nga Pakistani dhe Shqipëria.
Arrestohen 23 persona me origjinë pakistaneze dhe shqiptare për trafik droge. Operacioni antidrogë i titulluar "Sea and Mountain"(Deti dhe Mali) është udhëhequr nga forcat policore të Fermanos. Droga ishte e destinuar për në brigjet e Fermanos. Ky lajm është publikuar nga siti i lajmeve italiane "Il Resto del Carlino"
Pas një viti hetimesh nga ana e policisë të Normës, u arrit të arrestohen 23 persona nga të cilët 9 arrestime në flagrancë. Agjentët e krimit sekuestruan 105 gramë heroinë dhe 250 gramë kokainë dhe 11.500 euro të fituara nga trafiku i drogës. Mes të arrestuarve, ndodhet edhe një agjent shitjesh.
Droga vinte nga Lacio, një pjesë nga Napoli dhe pastaj mbërrinte në Fermano përgjatë bregut, ku e prisnin pakistanezët, të cilët ranë në duart e policisë.
Vendet nën hetim kanë qenë Ascoli Piceno, Macerata, Ancona, Roma,Napoli dhe Bolzano.
Personat e arrestuar janë Elton Hyseni 33-vjeç, Tanveer Hussain Shah 28-vjeç, Saimir Carkanji 23-vjeç, Mauro Foglia43-vjeç, Vincenzo Giustiniani 48-vjeç, Adriol Sota 29-vjeç, Rami Gjureci 31-vjeç, Alfred Borici 29-vjeç, Giovanni Rossi 45-vjec Mohammed Hadir 28-vjeç, Andrea Valentini 25-vjeç, Cristian Belleggia 26-vjeç Paolo Leopardi 30-vjeç, Mattia Di Benedetto 29-vjeç, Lorena Piancatelli 43-vjeç, Giordano Micuçi 50-vjeç, Gianluca Migliaçio 28-vjeç. Janë arrestuar në flagrancë të veprës penale të trafikut të lëndëve narkotike Massimiliano Giorgi, 29-vjeç. Arrestimet i janë besuar Rosaria Cozzolinos, 44-vjeçe.