E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droustas: Shqiptarët do të jenë përfituesit e parë për vizat, nga ky proces integrues

Gjatë Takimit jozyrtar të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Estoni, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta zhvilloi një takim të veçantë me Ministrin e Jashtëm Plotësues të Greqisë, Dimitris P. Droutsas. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh, situatën në rajon dhe veçanërisht mbi procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duke vënë theksin në mbështetjen që Greqia jep për integrimin e Shqipërisë në BE si dhe për liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët shqiptarë. “Mendoj se hapi tjetër shumë i rëndësishëm në këtë proces është liberalizimi i vizave për Shqipërinë. Ne e kemi thënë tashmë që qytetarët shqiptarë do të jenë përfituesit e parë nga ky proces integrues dhe në këtë kuadër ju do të shihni se Greqia e mbështet këtë proces dhe shpreh bindjen se do të bashkëpunojmë ngushtë”, u shpreh në një konferencë për shtyp, Dimitris P. Droutsas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›