E Diel, 1 Nëntor 2026

PS proteston në Elbasan, Rama: Më 30 prill fitojmë betejën, me ne është e vërteta

Kryetari i opozitës tha dje se “duhet të shkojmë të gjithë në bulevardin e Tiranës në 30 prill për të treguar më me forcë se asnjëherë tjetër se ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të luftojmë si qytetarë një betejë, të cilën ne do ta fitojmë sepse me ne është e vërteta”. Deklarata e kryesocialisti u bë gjatë fjalës së mbajtur në mitingun e opozitës të zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Në këtë takim ai shoqërohet nga Preç Zogaj dhe Spartak Ngjela, të cilët gjithashtu i kanë bërë thirrje banorëve që në 30 prill të mblidhen në bulevard për të protestuar Kryetari socialist shoqërohej edhe nga deputetët e PS të qarkut Elbasan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›