E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Dua burrë!”

09/03/2005  Naomi kërkon të krijojë familje

Në moshën 34 vjeçare, edhe Naomi Campbell fillon të mërzitet së tepërmi nga festat dhe flirtet kalimtare. Në një intervistë të kohëve të fundit, topmodelja ka rrëfyer se dëshiron në mënyrë të ethshme fëmijë dhe se po kërkon njeriun e jetës. "Atë të duhurin" saktëson, duke kujtuar të dashurinë e fundit, këngëtarin Usher, i cili tashmë është një “ish-shok”. Doni të kandidoni si princa të kaltër? Shkoni në Paris, Nju Jork apo Porto Çervo, te tre lokalet e vetëm që preferon Naomi. Bëhet fjalë për vende të përzgjedhur, ku Afërdita e zezë, e lodhur nga bredhjet nga një natë në tjetrën, thotë se ka miq të besuar dhe se arrin ende të zbavitet. Në Sardenjë, me miliarderin, shokun e vet Flavio Briatore, në Amerikë me Lotusin dhe në Paris me Vip-in. Nëse arrini të hyni në një nga këta tre lokale, do të keni ndonjë shans për të ndezur ndonjë dashuri me shikim të parë me Campbell. Po, sepse edhe për Naomin ka ardhur çasti të krijojë familje dhe e vetmja gjë që i mungon është partneri i duhur me të cilin të ndajë lumturinë familjare. "Unë dua të kem fëmijë absolutisht. Por vetëm nëse i bëj me njeriun e duhur", ka thënë modelja për revistën gjermane Joy. "Avash-avash po arrij moshën e martesës", ka shtuar pastaj. "Sot për mua është më e rëndësishme të takoj miq të mirë për darkë apo për drekë" shton, duke shpjeguar se mondaniteti nuk është më tërheqës si njëherë e një kohë. E vetmja gjë që nuk ndryshon me kalimin e viteve, është bukuria e topmodeles, aq sa në botë Naomi njihet tashmë si gruaja prej dylli. Nga ai që nuk vjetërohet kurrë. Sekreti i saj? "Uji, uji dhe prapë uji. Me të pastroj trupin dhe fytyrën, përveç kësaj, pi më shumë se tre litra ujë në ditë", rrëfen ajo. Ata që duan ta vërtetojnë këtë, mund të fillojnë të pijnë ujë që tani. Në rastin më të keq, do të kalojë pak kohë më shumë në banjo...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›