E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meksi mbledh komisionin për barazinë

09/03/2005  Ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, gjatë mbledhjes së komisionit të Partisë Socialiste për Barazinë ka kërkuar angazhim më të madh në përfshirjen e grave në politikë dhe në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Ministrja e Integrimit ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së gruas në zhvillimin e vendit, ndaj ajo është shprehur për krijimin e më shumë hapësirave, që dhe femra të japë kontributin e saj. Ajo ka kërkuar që një veprim i tillë, së pari, të nisë me projekte në politikë, ku partitë duhet të vendosin kuota më më larta për pjesëmarrjen e grave në forumet drejtuese. Për këtë pikë, ajo është shprehur se PS do të ketë projekte konkrete, të cilat do të vihen në zbatim. Meksi theksoi se socialistët do të vijojnë të japin kontributin e tyre, ashtu si dhe kanë bërë këto 8 vjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›