Kur xhestet dhe mimika, flasin më shumë se mendimet dhe fjalët....
Nga Astrit VORPSI
Në pallatin që ushton nga thirrjet dhe muzika hyn triumfalisht lideri. Lëvizja e krahut vertikalisht me gishtin e madh që takon gishtin tregues duke formuar rrethin e gishtave në një konfiguracion nënkuptues që për ne shqiptarët do të thotë, ujë të zi kam për tju nxjerr nëse do i marr votat përsëri. Një vështrim tinëzar, me kokën e kthyer majtas dhe sytë që shikojnë në të djathtë të auditorit dhe anasjelltas. Një mbledhje e buzëve në një tentim skërmitje dhëmbësh për ata që i konsideron kundërshtarët e tij. Një shprehje fytyre që të kujton as më pak e as më shumë atë të Fyhrerit që shpuri Gjermaninë në katastrofë në vitet 40-të. Qëndrim trupor në pozicion lëshues përpara, me shprehje agresive tërësore ku mimika ka një diskordancë me atë që thotë. Fjalët që do thotë paraprihen nga një ngërdheshje në një kohë që kjo lëvizje e muskujve të fytyrës nuk përputhet me domethënien e fjalëve të atij çasti. Tjetër shpreh me mimikë dhe tjetër thotë me fjalë. Kjo mospërputhje përbën një simptomë e cila është shprehëse e konfuzionit të logjikës, e përzierjes së efekteve të nënvetëdijes me mbizotërim mbi ato të vetëdijes. Predominanca e nënvetëdijes me efekte momentale vetjake të jashtëzakonshme është substrati i euforisë që përcjell përgjatë fjalës para shikuesve. Diskordanca mimikë me domethënien e shprehjes që e shoqëron është tregues kryesor i mungesës së kultivimit brenda njeriut të sensit të kulturës së të folurit në ambient publik në radhë të parë. Besoj keni konstatuar ndonjëherë që ndonjë bashkëbisedues në tavolinë me ju, për arsye të të qënurit si ai guri bllok që përdoret për skulpturë, të ketë një ngërç gjatë tregimit që bën. Paraprin me buzëqeshje apo me shprehje inati diçka që në atë moment nuk e shpjegon me fjalë dhe ti pyet veten se përse ky njeri përballë teje shpreh buzëqeshje apo inat. Moskultivimi, me pasojë mosmbajtje dot të frenuar të emocioneve, bën që ato të shfaqen me lëvizje të mimikës, të krahëve, duarve, supeve, përpara sesa të thotë fjalët që mbartin domethënien e atyre lëvizjeve trupore që bëri pak çaste më parë. Është mjaft e theksuar kjo sidomos edhe në raste konferencash shtypi. Pasi i është bërë pyetja, gjëja më e parë që konstatohet është një lëvizje në formë gjysmë harku e kokës dhe një formim buzëqeshjeje ose shprehje tejet serioze e fytyrës. Ky është moment kur, ai ia thotë vetes atë që do thotë ca çaste më vonë për të pranishmit që e dëgjojnë. Pra ai nuk e përshtat dot domethënien e shprehjes së fytyrës apo gjuhën e trupit me domethënien e përgjigjes që do thotë. Mbytet nga emocionet që përjeton kur, ia ka thënë vetes përgjigjen në një kohë që ne skemi dëgjuar akoma fjalët. Fjalët që na vijnë ca çaste më pas nuk janë në harmoni me atë çka i shpreh fytyra në atë moment. Demonstrim tipik i një mendjeje patologjike e aftë që nën nxitjen e një ndjenje plotfuqishmërie shpërthen instikte vrastare, më të egrat. Jepi ose lejoi dorë të lirë këtyre njerëzve dhe do i keni në kurriz për gjithë kohën, pavarësisht se cilit krah politik i përkasin. Ajo për të cilën preokupohen më pak është kujdesi për interesin e përgjithshëm dhe prioritet kanë pasurimin dhe përfitimet vetjake.
Plane madhështore projektohen në të ardhmen e afërt e të largët nëpërmjet fjalëve të tij, ndërkohë që turma nuk pushon së brohorituri dhe së shprehuri një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Janë këta të rinj sot 20-25 vjeçarë që luanin para 13 vjetësh me armë nëpër rrugët e Vlorës. Psikika e tyre u modelua me tmerret e luftës te pragu i shtëpisë, me armët që vrisnin dhe shiteshin e bliheshin në tregun e lirë në fillim e më pas në fshehtësi. Mungesa e shtetit ishte eksperienca e tyre e pashlyer. Populizmi është metoda përpunuese e tyre. Dërgesat me klandestinë dhe vajza që liheshin në mes të katër rrugëve, motrat e tyre, gjyqet që përfundonin dhe përfundojnë me lirime të të inkriminuarve, këto përbëjnë terrenin shoqëror që strukturoi psikikën e të rinjve tanë. Të tillë të rinj janë lehtësisht të përpunueshëm për të manifestuar entuziazëm dhe shfaqje ekstazike në mitingje partish si ai në Vlorë para 2-3 ditësh. Këta të rinj lehtësisht përpunohen nga ata shokë e shoqe të tyre që janë të paguar për të bërë këtë punë. Shpërndahen para për disa të cilët ndihen në qiellin e shtatë me komoditetin që u sjell kjo para e fituar pa derdhur djersë pune. Puna që bëjnë dhe djersa që derdhin është angazhimi në nxitjen dhe premtimet e sugjeruara për të siguruar pjesëmarrjen në mitingun e radhës. U kërkohet demonstrim fals dhe atë e japin me një mendjelehtësi keqardhëse deri në dëshpërim për cektësinë që manifestojnë. Paraja është një shërbëtor i mirë dhe një padron i keq. Një entuziazëm atipik për kohën kur jetojmë. Atipik kur të rinjtë e kësaj moshe nëpër vendet përreth nesh ngulmojnë për të vërtetën, këmbëngulin në kërkesa serioze që kushtëzojnë një të ardhme më të mirë... Nuk duken që të kenë këtë rrokopujë euforike shkuarjeje mbrapa aventurierëve politikë. Të rinj të tillë që brohorasin pa pushim që, me qëllim nuk qëndrojnë të heshtur e të dëgjojnë dhe mendojnë për ato që thotë folësi, janë shprehja më e qartë e fatkeqësisë shoqërore, e asaj shoqërie që i ka të vetët këta të rinj. Këto dy portrete ishin edhe në Durrës e këta do jenë edhe në qytete e fshatra të tjerë.
Last Updated on Friday, 08 May 2009 12:39