Prandeli, kandidat për stolin axurr
Italia
Deklaratat e kujdesshme të Marçelo Lipit rreth së ardhmes kanë përforcuar hipotezat se ndoshta pas Botërorit 2010, trajneri do të largohet nga përfaqësuesja italiane. Ndërkohë, kandidati më i fortë për të marrë drejtimin e skuadrës “axurre” (gjithmonë nëse Lipi largohet) është çezare Prandeli, një prej teknikëve më të spikatur në Serinë A me Fiorentinën. Federata Italiane është “pro” emërimit të Prandelit, jo vetëm për aftësitë e tij si trajner, por edhe për mënyrën sesi vepron me futbollistët dhe mediat. Kjo teori përforcohet nga fakti se ai mund të largohet nga Firence, megjithatë, 52-vjeçarit do t’i pëlqente të punonte edhe për disa sezone në rang klubesh.
#