“Dua të luaj në Shqipëri, familja s’më ka parë si kërcej”
Eno Peçi është po ai djali 15-vjeçar që la Shqipërinë më se dhjetë vite të shkuar.
Anila Mema
Fëminor në portret, me flokët biond me onde, jo shumë të shkurtra, por shumë i rritur profesionalisht, ambicioz dhe me një barrë suksesesh mbi shpinë. Në Shqipëri vjen çdo vit, herë tri ditë, e herë 10, sikurse kësaj vere. Por këtë here jo vetëm. Erdhi i shoqëruar nga solistja e Operës dhe Baletit të Vjenës, Dagmar Kronberger, kolegia, partnerja dhe e dashura e balerinit shqiptar. Kaluan disa ditë bregdetit të Himarës dhe dje u nisën sërish drejt Austrisë, ku i pret sezoni i ri artistik. Për Eno Peçin, balerinin shqiptar, solistin e Teatrit të Operës dhe Baletit të Vjenës, këto ditë më shumë se pushime ishin ditë më tepër pranë familjes, për të cilën nuk do të reshte së punuari, derisa të plotësonte një merak të madh. Të luaj në skenën shqiptare për ta, për vete dhe për publikun. "Kam luajtur për të parën dhe të fundit herë në skenën e TKOB, para se të ikja në Vjenë, kur ishte 40-vjetori i shkollës së baletit dhe familja nuk më ka parë më duke luajtur", shprehet Peçi, duke treguar se ka tentuar të sjellë një projekt në Shqipëri, por nuk është realizuar. Megjithatë është gati gjithmonë.
Pushimet ju kanë sjellë në Shqipëri?
Po, pushimet. Kaluam shumë ditë të bukura të them të drejtën, kisha nevojë për dhjetë ditë pushime, pas një sezoni dhe viti të ngarkuar. Pastaj për mua, që edhe kam lindur e jam rritur në këtë vend, t'i kalosh pushimet Shqipëri është mirë, se jam në shtëpinë time. Dhe çdo vit do vij këtu.
Është mirë për të ardhur me pushime apo për të punuar në këtë vend?
Për pushime padyshim është e mirë, por edhe për të punuar të them të drejtën unë do kisha qejf. Sigurisht jo përgjithmonë, por herë pas here do doja të kisha lidhje, kontakte, të bëja shfaqje... Do ishte një gjë e bukur për mua, mbase edhe baleti shqiptar do të kishte nevojë për disa koreografi të tjera. Ndoshta jo vetëm nga unë, por për mua do të ishte një gëzim shumë i madh të kërceja në vendin tim.
Nuk i keni ruajtur kontaktet apo nuk iu është dhënë mundësia?
Të them të drejtën nuk i kam pasur kontaktet, pasi kam ikur i vogël nga Shqipëria, dhe nuk ka qenë mundësia që i vogël të kisha kontakte të tilla, plus që edhe nuk kam aktualisht. Pastaj për mundësitë janë gjëra që edhe bëhen edhe s'bëhen.
Pavarësisht se jetoni prej vitesh në Austri, e keni ndjekur nga larg zhvillimin artistik që ndodh në TKOB?
Jo shumë, se nuk kam pasur kohë. Por kam dëgjuar nga disa shokë që kam pasur në balet dhe nga familja ime që më informojnë herë pas here, por sigurisht jo shumë.
Si është për një solist të njohur të Operës dhe Baletit të Vjenës të vijë dhe të vërë shfaqje në skenën shqiptare?
Për mua do ishte gëzim shumë i madh. Nëse kjo do të realizohej do ishte një kënaqësi e veçantë, pasi edhe prindërit nuk më kanë parë duke kërcyer.
Pse?
S'e kanë pasur mundësinë, sepse edhe kur kanë ardhur në Austri, unë kam qenë me shfaqje të tjera në vende të ndryshme. Në Shqipëri nuk më kanë parë, përveç të parës dhe të vetmes herë kur kam kërcyer "Vallen e Shqiponjave", për 40-vjetorin e shkollës së Baletit. Kjo ka qenë e para dhe e fundit herë që kam kërcyer edhe në Teatrin e Operës dhe Baletit. Kam qenë 15 vjeç kur kam ikur në Operën e Baletit të Vjenës dhe ardhja me një shfaqje këtu do ishte shumë mirë për mua, për familjen time dhe publikun pse jo. Sepse nëse kërcen në vendin tënd, është sikur të hedhësh përtokë një thes që mbaje prej vitesh prapa shpinës. Se unë kërcej në vendet e tjera të botës, por nuk gëzohesh aq shumë sa ç'gëzon në Shqipëri. Dhe është si të heqësh një peshë të madhe nga trupi.
Keni guxuar për ndonjë projekt?
Ca mundësi më janë dhënë, por nuk janë kryer. Unë kam dashur të bëj projekte në Shqipëri, të vija vetë me balerinë dhe koreografë të Vjenës (një prej tyre dhe drejtori i Operës së Vjenës), të bëja një projekt të vogël, pasi e di që Shqipëria nuk ka shumë të ardhura, por nuk është kryer akoma. Do ishte mirë të bëhej. Por në plan e kam gjithmonë, sa të jetë mundësia jam gati ta bëj.
Si u mbyll ky sezon artistik për ju?
U mbyll me shumë shfaqje, ishte i lodhshëm nga fundi, por edhe aq i bukur, sepse po të kërcesh përveç lodhjes ka dhe kënaqësi. Por nuk mund ta urresh këtë profesion, edhe pse ke nevojë për pushime, pas tyre të lind dëshira më e madhe të kërcesh.
Si do të nisë sezoni i ri?
Sezoni do të nisë po prapë edhe më i vrullshëm. Nis me "Onjeginin", ku do të luaj rolin e parë të Onjeginit, që për mua është premierë ta kërcej në Vjenë dhe një nga rolet më të preferuara të miat. Premiera është në 10 tetor. Më pas do të vihet në skenë "Arrëthyesi", "Zhizel", "Lakuriqi i natës", "Romeo e Zhuljeta" dhe në fund të vitit koncertet e Vjenës. Bashkuar këtu dhe mbrëmjet gala, jozyrtare të operës që i kam në Rusi, Itali, Spanjë...
Kronberger, balerina austriake që mban “Unazën e nderit”, në Tiranë
Dagmar Kronberger, solistja austriake e Teatrit të Operës dhe Baletit të Vjenës, e cila mban "Unazën e nderit" si balerinë në Austri, këto ditë vendosi ta ndjekë pas partnerin e skenës dhe të jetës, balerinin shqiptar Eno Peçi. Shqipërinë, të cilën e kish njohur vetëm prej tregimeve të balerinit, këto ditë mundi ta shohë e ta prekë nga afër. Të shohë Skënderbeun, për të cilin kish dëgjuar aq shumë dhe të njohë familjen e të dashurit të zemrës. Shqipërinë nuk e përfytyronte kaq moderne, por nga rrugëtimi Tiranë-Himarë pa gjëra pozitive dhe negative. Megjithatë për të, janë ca ditë pushime dhe kaq. Artin shqiptar nuk e njeh, veç Enos dhe tregimeve të tij, për solistët tanë, të shpërndarë nëpër botë. Megjithatë atë që ka arritur të kuptojë te balerini ynë, është dëshira e madhe e shqiptarëve të punojnë me përkushtim, pasion dhe vullnet. Me Enon së bashku në skenë kanë qenë shumë herë partnerë. Të dy të përkushtuar, madje ka pasur raste që as njëri-tjetrit t'i lëshonin pe në atë që bënin. Se dy solistë kështu e kanë. Aq më tepër kur mes tyre qëndron dhe ndjenja. "Ana private ndihmon shumë në punë, se njihemi më mirë dhe dimë të ndajmë kur është mirë dhe kur është keq, dimë t'i përshtatemi njëri-tjetrit. Rolet që kemi së bashku kanë brenda dhe emocionet, vetëm se nganjëherë kur punojmë për rolet, ka raste që nisin edhe zënka të vogla profesionale, por kjo është normale, është për të mirë të punës", thotë balerina Kronberger, e cila rrugën e kërcimit e ka nisur që e vogël, me dëshirën të bëhej pjesë e spektakleve televizive. Nuk rrjedh nga një familje artistësh, prindërit i ka të pasionuar pas letrave, shkrimeve, punonjës biblioteke, megjithatë mbështetja e tyre ka qenë mjaftueshëm për t'u bërë një balerinë e mirë. Që prej 1992 punon si soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit të Vjenës, ku edhe gjeti dashurinë. Ndërsa në Shqipëri gjeti një familje, që e priti krahëhapur dhe me ngrohtësi.
Provon koreografinë
Dita për Enon nis e ngarkuar dhe po ashtu përfundon. Megjithatë këto ditë pushimesh ka pasur kohë të mendojë se si është një ditë. "Kur e mendoj tani është e bukur, se kur e fillon nuk ke kohë të mendosh. Dita është shumë e ngarkuar, fillon me stërvitje në mëngjes, me prova, shfaqje. Eshtë e bukur, e ndërlikuar, e vështirë, janë të gjitha bashkë, ke stres dhe kënaqësi në të njëjtën kohë", shton balerini, i cili këtë vit i ka vënë qëllim vetes të marrë pjesë në projektin për koreografët e rinj. "Kam dashur ta bëj gjithmonë, por nuk kam pasur mundësi dhe kohë. Kësaj here kam dëshirë të provoj një koreografi, nuk janë koreografi klasike, pranohen vetëm moderne. Unë e kam të gjithën si ide në kokë, vetëm pritet ta shfaq", shton Peçi.
Kur dy solistë dashurohen
Kanë katër vite që njihen, bashkëpunojnë dhe bashkëjetojnë. Eno Peçi, balerini shqiptar, solist i Teatrit të Vjenës dhe solistja austriake Dagmar Kronberger, këto ditë në Shqipëri gjetën kohë për të folur edhe për lidhjen e tyre. Sipas balerinës, njohja e tyre ka qenë e bukur dhe interesante. "E shihja Enon si një artist të dhënë shumë pas punës, shumë ambicioz, që nuk linte njeri t'i kalonte para. E pëlqeja për profesionalizmin dhe temperamentin, pse jo dhe për linjat e bukura. Rolet i studion siç duhet dhe me detaje dhe është shumë i dhënë pas punës. Ndaj njohja dhe lidhja erdhën natyrshëm tek unë. Për mua është një shqiptar deri në gjak, dhe një artist i vërtetë deri në gjak. Është njësoj, këto nuk kanë dallime mes tyre", tregon Dagmar. Ndërkohë për Peçin, mes dy solistëve të dashuruar punohet mirë, pavarësisht zënkave të vogla, që profesioni i ka dhe mbeten vetëm për ta. Bashkë kanë luajtur shumë role, por për Kronberger, një nga rolet më të rëndësishme të luajtura së bashku është "Ana Karenina", me të cilën balerina ka nisur edhe jetën sofistike. Ndërkohë kur flitet për vlerësimet më të mëdha, Dagmar me të qeshur shton: Eno është ai që do të jetë gjithmonë më mirë nga të gjithë dhe nga kjo nisin dhe zënkat tona, por sigurisht nuk janë për të keq. Jemi të dy profesionistë dhe ndaj nisin dhe këto grindje të vogla dhe pa zarar", shton ajo.