E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Duam kushte më të mira në konvikt”

• Me nismën e qeverisë studentore studentët konviktorë të universitetit "Fan S. Noli" në Korçë kanë organizuar një takim, ku kanë diskutuar mbi një jetesë më të mirë në konvikte.

Problemet që dolën në këtë takim sipas kryetarit të kësaj qeverie studentore, Erlin Dinellari, do t'i parashtrohen jo vetëm drejtuesve të drejtorisë ekonomike që menaxhon këto konvikte, por edhe instancave më të larta të shtetit, me qëllim që të bëhen përpjekje dhe investime për zgjidhjen e nevojave të tyre. Kryetari i kësaj qeverie studentore Dinellari nënvizoi se, me gjithë përmirësimet e bëra në vitet e fundit në përmirësimin e kushteve të jetesës nëpër konvikte ende ka probleme që kërkojnë vëmendje dhe investime konkrete. "I vetmi instrument që kemi ne si qeveri studentore, është të bëjmë presion dhe oponencë, të ngremë zërin tek pushtetarë e organe që administrojnë konviktet", u shpreh Dinellari. Në formën e një bashkëbisedimi mjaft studentë kanë bërë të njohura shqetësimet e tyre për një jetesë më të mirë në konvikte.        j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›