E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri, 25% e sëmundjeve nga ndotja

• Qyteti i Fierit është rreth 12% më i ndotur se normat e lejuara.

Pasojë e kësaj situate mbi 25 për qind e sëmundjeve kanceroze si dhe 12 për qind e sëmundjeve kardiovaskulare në vit në Fier, janë rezultat i kësaj ndotjeje të mjedisit. Për të diskutuar mbi eliminimin e ndotjes, pastërtinë e qytetit dhe shtimin e sipërfaqes së gjelbëruar, Bashkia e Fierit organizoi një takim me të gjithë aktorët. "Ne duhet të punojmë të gjithë që shkalla e ndotjes të ulet dhe të shkojë drejt normës së lejuar", u shpreh    drejtoresha e Departamentit të Shërbimeve në Bashkinë e Fierit, Elida Qyrana. Sipas saj, në ndryshimin e situatës aktuale duhet të marrin pjesë të gjithë, që nga ambientalistët, pushteti lokal dhe komuniteti. "Nisma e bashkisë, ku çdo të premte administrata zhvillon një orë aksion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit, duhet të përkrahet dhe shndërrohet në traditë nga të gjitha institucionet dhe qytetarët", tha Qyrana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›