QSU, pajisjet e hotelerisë me vulën e spitalit
• Në QSUT-në "Nënë Tereza", kanë filluar të shpërndahen pajisjet e reja për shtretërit e pacientëve.
Çarçafët, jastëkët dhe batanijet tashmë janë të gjithë me vulë të spitalit dhe pacientët nuk do të lejohen të sjellin më bagazhe nga shtëpitë. Gjithashtu në bazë të kontratës së lidhur me një firmë private, në këtë spital po pajisen me pizhame të gjithë pacientët. Aktualisht ka përfunduar pajisja e shtretërve me materialet e reja tek spitali i Sëmundjeve të Brendshme (6-katëshi), spitali francez, Psikiatria, Kirurgjia e Përgjithshme dhe po vijon shpërndarja tek pavijoni i Djegie-Plastikës, Infektivi dhe Onkologjiku. Pas shpërndarjes së këtyre materialeve, nuk do të jetë më nevoja që familjarët të marrin çarçafë dhe batanije nga shtëpitë e tyre, siç ka ndodhur deri më sot. "Lavanteria e spitalit, pas privatizimit të saj do të sigurojë një pastrim dhe higjienë maksimale për dezinfektimin e materialeve të shtratit për pacientët", bën me dije drejtoria e QSU. Por nuk dihet sa afatgjatë do të jetë kjo risi në qendrën më të madhe spitalore në vend. Higjiena sanitare shpesh lë për të dëshiruar. Madje, ankesa për mungesë dezinfektantësh nga firma sipërmarrëse ka pasur edhe muajin e fundit. Sipas burimeve nga QSU-ja, problematike është paraqitur situata edhe për sallat e operacionit. Këtë gjë e kanë vërtetuar edhe sanitaret, ndonëse drejtoria zyrtarisht nuk ka pranuar asgjë.