Shqipëria ngelet mes më të varfërve

20/04/2005 Raporti i mijëvjeçarit 2005
“Veprime urgjente është e nevojshme të ndërmerren për të reduktuar varfërinë dhe për të përmirësuar ekonominë dhe jetën sociale të vendeve në zhvillim, duke mbajtur parasysh tetë objektivat e Mijëvjeçarit”, ka bërë të ditur Banka Botërore dhe FMN-ja në raportin vjetor mbi realizimin e objektivave të mijëvjeçarit. Kredibiliteti i zhvillimit të gjithë komunitetit është në një stad si kurrë më parë, ka thënë gjatë fjalës së tij, Presidenti i Bankës Botërore, James Wolfensohn, duke u kujtuar vendeve të pasura të mbajnë premtimin për të ndihmuar vendet e varfëra të Afrikës, të rrisin nivelin e politikave të tyre dhe t’i bëjnë ndihmat më efektive. Raporti i Monitorimit Global 2005 është pjesë e monitorimit pesëvjeçar, që nga koha kur të gjitha vendet nënshkruan marrëveshjen për realizimin e objektivave të mijëvjeçarit. Më shumë se 180 lider të botës, pranuan në mënyrë unanime të bënin përpjekjet maksimale për të arritur objektivat e vendosura dhe që prekin jo vetëm ekonominë, por dhe jetën sociale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjithë botën. Vendet e angazhuara duhet të sigurojnë uljen e varfërisë dhe zhvillimin e vendeve të tyre. Përmirësimi i klimës për sektorin privat dhe rritja e qëndrueshme ekonomike, ka qenë një tjetër detyrë që duhet të realizojnë qeveritë e vendeve që monitorohen çdo vit në raport. Rritja e shkallës së shërbimeve për njerëzit si dhe ulja e barrierave tregtare, janë pjesë të strategjisë së zhvillimit që duhet të kenë në programet e tyre vendet në zhvillim, për të mundësuar dyfishimin e ndihmave. Evropa dhe Azia është rajoni që përmbledh 28 vende, ku 500 milionë njerëz njohin nivelet më të ulëta e më të larta të të ardhurave për frymë. Nga 180 dollarë për frymë në Taxhikistan, që është dhe niveli më i ulët i të ardhurave në 10.370 dollarë për frymë, e shënuar në Slloveni, që për këtë vit ka dalë nga tabelën e vendeve në zhvillim. Evropa shënon dhe diversitetin më të madh të vendeve, nga më i varfëri deri te më i pasuri. Raporti mbi arritjen e objektivave të mijëvjeçarit ka vlerësuar se në rajonin e Evropës ka zona të “ftohta”, ku jetohet me më pak se 1 dollar në ditë. Kjo do të thotë se njerëzit në këto zona ushqehen dhe plotësojnë nevojat më jetike me të ardhura që nuk e kalojnë një dollar në ditë. Raporti është përqëndruar dhe në plotësimin e arsimit elementar, i cili nënkupton arsimin deri në 9 vjet, ashtu sikurse është përqëndruar në barazinë gjinore dhe në rëndësinë e uljes së mortalitetit te fëmijët. Gjithsesi në vendet e Evropës Qendroe dhe asaj Lindore, mortaliteti te fëmijët duket se ka shënuar ulje, ndërkohë që ka rezultuar një rritje e vdekshmërisë te të rriturit. Ndërkaq lidhur me treguesit e jetës si aksesi për ujë dhe energji, duket se vendet e rajonit kanë treguar nivel më të lartë se raporti i një viti më parë. “Mesatarja e furnizimit me ujë të pijshëm në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore është e lartë në raport me standardin evropian”, bën të ditur raporti i Bankës Botërore dhe i FMN-së për 2005-ën.
Çfarë tregojnë ngjyrat në tabelë
Ngjyra jeshile, hyjnë vendet që kanë bërë progres që prej ‘90 dhe mbështetur në të dhënat ka të ngjarë të arrijnë objektivat e mijëvjeçarit.
Ngjyra e verdhë, hyjnë vendet që kanë bërë disa progrese, por të vështira dhe mbështetur në informacion mundet të arrijnë objektivat.
Ngjyra e kuqe, hyjnë vendet që kanë bërë përparime të ngadalta dhe në disa pika janë përkeqësuar, duke bërë që të të mos ketë të ngjarë të arrijnë objektivat.
Ngjyra gri, hyjnë vendet që nuk kanë të dhënat të fundit, që të mund të kategorizohen dhe të tregojnë mbi mundësitë e arritjes së mijëvjeçarit.
Shqiptarët, keq në shumë tregues
Shqiptarët hyjnë te vendet me të ardhura të ulëta ose me mesatare të ulët të të ardhurave, duke u kategorizuar dhe në raportin e 2005-ës si një vend i varfër. Duket se ngjyrat që kanë shërbyer për të kategorizuar vendet e Evropës Lindore në arritjen e objektivave të mijëvjeçarit, janë fokusuar më shumë tek e kuqja. Kështu, Shqipëria është vlerësuar me të kuqe, duke treguar se nuk ka të ngjarë të realizojë objektivat për sa i takon treguesve të varfërisë, të arsimit elementar si dhe të treguesve të vdekshmërisë foshnjore dhe ato të HIV-AIDS–it. Shqipëria rreshtohet mes vendeve të varfëra si Armenia dhe Azerbajxhani, për sa i takon të ardhurave për frymë si dhe sigurimit të shumë akseseve elementare si ujë i pijshëm. Por, ndërkaq duket se në listën e vendeve të varfëra të Lindjes, hyjnë dhe vende të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen e asociim–stabilizimit dhe janë në pritje për t’u bërë anëtare të BE-së. Kështu Bullgaria, Rumania apo Kroacia, janë rreshtuar së bashku me Shqipërinë në listën e vendeve me të ardhura mesatare të ulëta.