Gati 900 milionë dollarët e parë për investim
20/04/2005 Naftësjellësi AMBO
Kompania AMBO i ka siguruar 900 milionë dollarë dhe është në bisedime për 300 milionë dollarë të tjera për të përfunduar financimin total të naftësjellësit. Tani mbetet vetëm çështje teknike fillimi i ndërtimit të naftësjellësit, që e merr naftën nga Deti Kaspik dhe e sjell në Vlorë, për ta shpërndarë në të gjithë vendet perëndimore dhe në Amerikë. Përfaqësuesit e vendeve ku do të kalojë naftësjellësi AMBO si dhe grupi i punës së kompanisë AMBO, kanë filluar dje në Tiranë një tjetër raund bisedimesh në lidhje me projektin. Çfarë do të bëhet gjatë 2005–2006, dhe sa i kanë realizuar detyrat që ka patur gjithësecili në këtë projekt, kanë përbërë temat e diskutimit të djeshëm. Bazuar në programin e punës për vitin 2005, Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës, Agjencia Kombëtare e Energjisë, Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve, autoritetet lokale të Vlorës, Fierit dhe Elbasanit, nëpër të cilat kalon naftësjellësi, si dhe institucionet e tjera që do të kenë lidhje me projektin, do të punojnë në mbështetje të plotë për të realizuar me sukses dhe në kohë projektin inxhinierik dhe mjedisor si dhe do të azhornojnë gjurmën dhe sheshin e ndërtimit të naftësjellësit AMBO në territorin e vendit tonë. AMBO konsiderohet si një nga projektet më potenciale në sektorin e energjetikës dhe të hidrokarbureve. Naftësjellësi transballkanik prej 913 kilometrash, me kapacitet 750 mijë fuqi në ditë, niset nga Burgasi, breg ky në Detin e Zi të Bullgarisë dhe do të përfundojë në portin e Vlorës në Adriatik. Ky projekt ka një kosto totale prej 1.13 miliardë. Ndërtimi i këtij naftësjellësi do të përshkojë tre shtete, ndërkohë që në Shqipëri do të hyjë nëpërmjet Qafë-Thanës, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Cërrik, Fier-Shegan, Fier-Novoselë-Vlorë, gjithsesj 143 kilometra. Shqipëria nga kjo gjurmë e naftësjellësit nëpër territorin e vet do të përfitojë 50-60 milionë dollarë në vit. Nafta që do të përshkojë tubacionet e kompanisë AMBO, do të sigurohet nga Rusia, Azerbajxhani, Kazakistani, Turkmenistani, duke patur si destinacion përdundimtar tregjet e Evropës dhe të Amerikës Veriore, një projekt ky mjaft ambicioz që do të përshkojë Shqipërinë, në linjën e Korridorit Tetë.
Ambientalistët, protesta kundër AMBO-s
Aleanca Qytetare ka shfrytëzuar takimin e vendeve ku do të kalojë naftësjellësi AMBO për të protestuar kundër tij. Parulla “Jo naftësjellësit AMBO”, “AMBO aut” etj., janë vendosur përpara Ministrisë së Energjetikës, ku dhe është zhvilluar protesta. Protestuesit e kanë justifikuar protestën e tyre me faktin se, prezenca e një naftësjellësi dhe parku energjetik në Vlorë, do të jenë shkatërrimtare për mjedisin dhe zhvillimin e turizmit.
913 km
gjatësia e naftësjellësit
1.13 miliadë dollarë
kosto financiare
143 km
segmenti në Shqipëri
60 milionë dolarë
përfitimi vjetor