Pensioni, tani përfiton minimumin me 15 vjet punë

20/04/2005 Ndryshohet ligji i sigurimeve, kritere të reja për indeksimin e pagave gjatë llogaritjes së pensionit
Për t’u quajtur pensionist nuk është e nevojshme të provosh se ke 35 vjet punë. Ligji i ri për ”Sigurimet Shoqërore” u njeh të drejtën punëmarrësve të marrin pensionin minimal, ose atë të pjesshëm, edhe me 15 vite punë nga 20 që ishte më parë. Kështu, kush nuk mund të vazhdojë të punojë dhe është i kënaqur me nivelin minimal të pensionit prej 70 mijë lekësh të vjetra, mund të dalë në pension, pasi të ketë të shënuar në librezën e tij 15 vite pune. Ndërkaq për sa i takon nivelit minimal të pensionit në fshat, mund të thuhet se pas 15 vjetësh punë përfitohet shumë më pak. Një pensionist në fshat do të përfitojë 36 mijë lekë të vjetra nga pensioni minimal. Ndërkaq, sigurimet do të ”tarojnë” format e llogaritjes së pensionit, duke indeksuar pagat e tre viteve të fundit të punës dhe duke i përshtatur ato me inflacionin përkatës. Kjo bëhet për të nxjerrë një pension sa më real me kontributin e dhënë, edhe pse pensioni minimal është vështirë se mund të sigurojë një jetë komode për pensionistin. Gjithsesi, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave e ka quajtur me vend të miratojë ndryshimet e kërkuara nga Ministria e Punës, duke i miratuar të gjitha ndryshimet e kërkuara në projektligj. Bëhet fjalë për rreth tetë nene të ndryshuara, mes të cilave u njihen si vite të siguruara koha e studimit në universitet grave. Ligji parashikonte që katër vitet e shkollës së lartë janë të siguruara për gratët. Por, duke marrë në konsideratë faktin se ka fakultete si mjekësia që zgjasin gjashtë vjet, ligji ka bërë ndryshimet e nevojshme, duke e pranuar limitin maksimal prej gjashtë vjetësh. Gjithashtu për të gjithë ata pensionistë, të cilët kanë dalë në pension para ’94-ës, llogaritja e pensionit nuk do t’u bëhet më me pagat fikse, por me pagat e indeksuara, duke iu referuar atyre viteve. Mjaft ndryshime ka patur në ligjin e sigurimeve dhe për pensionet e invaliditetit. Kështu me ligjin e ri për të përfituar pension invaliditeti, nuk është e nevojshme të kesh qenë i siguruar në momentin kur shfaqet sëmundja që të kategorizon si invalid. ”Ky ndryshim ka efekte dhe për Shërbimin Social Shtetëor dhe për Institutin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor për shtesën mbi pensionin që marrin invalidë nga skema e paaftësisë dhe për rimbursimin e ilaçeve nga skema e sigurimit shëndetësor. Gjithnjë duke iu referuar ndryshimeve në ligj, pensionistët invalidë kanë të drejtë tashmë, të kërkojnë shtesë pensioni kur kanë nevojë për infermier apo kur kanë fëmijë nën 15 vjeç në ngarkim. Ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore
-Ulet koha për pensionin e pjesshëm nga 20 në 15 vjet
-Njihet si periudhë sigurimi 6 vitet e universitetit për gratë
-Pensionet do të indeksohen çdo vit, duke futur elementë të rinj
-Pensionistët mund të zgjedhin mes pensionit të pleqërisë dhe atij të invaliditetit, pensionin më të lartë
-Personat pa shtetësi përshihen në skemën shqiptare të sigurimit
- Shtetasit e huaj nuk mund të zgjedhin legjislacionin më të favorshëm për sigurime, por vetëm atë shqiptar
-Paga neto mesatare e 3 viteve rresht gjatë 10 viteve të fundit, indeksohet për efekt pensioni
- Pensioni i invaliditetit përfitohet dhe kur nuk je i siguruar në momentin që shfaqet sëmundja
-Shtohen dy të drejta për shtesë pensioni, kur ke nevojë për infermier dhe kur ke fëmijë nën 15 vjeç
-Llogaritja e pensionit para ’94, do të bëhet me paga të indeksuara