E Hënë, 2 Nëntor 2026

Duart në plan të parë, përhapet "nail-mania"

17/03/2005  Nga Nju-Jorku në Pekin, duke kaluar edhe në Evropë, kujdesi dhe zbukurimi i thonjve në mënyrë thuajse maniake është bërë diktati i fundit në fushë të modës. Nail-mania (mania e thonjve) që ka shpërthyer në Amerikë, është propaganduar edhe në vende të tjera të botës, duke i prekur të gjithë, nga vip-at deri te njerëzit e panjohur. Në Londër, popullojnë duart “e lulëzuara”, fytyrëza, zemra dhe motive grafike të çdo lloji, të quajtura "aksesorë" i pazëvendësueshëm i çdo femre. Mes afro-anglezeve është shumë e përhapur prirja për të pasur thonj-kthetra shumë të gjatë dhe të lyer me ngjyrat më të pamendura e të ndezura të të kuqes dhe purpurit. Gjithsesi, zbukurimet më origjinale janë ato kineze. Mes femrave lindore është përhapur në masë ideja për të pasur dragonj flakëhedhës, të cilët nga gishti i madh, pasojnë flakët në të katër gishtërinjtë e tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›